Qarkullonin mes përmes detit pa dokumente/ Bllokohen 3 motorë uji, gjobë 7 të tjerëve

Qarkullonin mes përmes detit pa dokumente/ Bllokohen 3 motorë uji, gjobë 7 të tjerëve

Tre motorë uji janë bllokuar nga policia kufitare në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës. Këto mjete sipas policisë gjatë ndalimit nga patrullat kufitare kanë rezultuar pa dokumentacionin përkatës.

Ndërsa 7 mjete lundrimi si gomone dhe skafe janë gjobitur për shkak të mos respektimit të distancave të sigurisë dhe kushteve teknike.

Gjobat për këto mjete kanë qenë nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë ndërsa ato janë bllokuar të lundrojnë deri në pagimin e  gjobës.

Mjetet e gjobitura kanë qenë në të gjithë vijën bregdetare ndërsa policia kufitare pritet që të shtojë kontrollet edhe përgjatë gushtit.

Pas heqjes së moratoriumit një pjesë e mirë e mjeteve të lundrimit janë rikthyer në det ndërsa nuk mungojnë dhe mjetet e huaja si vizitorë që prekin ujërat shqiptare për të cilat po ashtu ka pasur kontrolle të shtuara.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj