Këtë javë Ermal Mamaqi të ftuar speciale në emsion ka bashkëshorten e tij, Amardën. Moderatori ka publikuar momentet më pikante të kësaj puntate të “Xing me Ermalin” në faqen e tij të Instagramit. Ndër to shihet që Amin e kanë marrë me të mira i gjithë stafi teksa i bëjnë masazh.
“Të qarë që ka bërë Ermali ditën e dasmës,”- dëgjohet teksa thotë Ami, e ndërsa bashkëshorti i saj fillon të qeshë. Më tej shihet që moderatori ka përgatitur gjithashtu një video me momentet më speciale nga jeta e tij familjare.