Tepelenasi Halil Shyti që gati një vit më parë tentoi të vrasë me armë një nga efektivët e policisë, që po i korrnin hashashin e mbjellë prej tij, ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu përballur me akuzat.
Shyti ka qëlluar me çifte efektivin e policisë Adriatik Hoxha, por fatmirësisht ky i fundit nuk ka marrë dëmtime, që mund t’i shkaktonin humbjen e jetës.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se strukturat policore gjatë një operacioni në zonën Llakaj, Krahës-Tepelenë kanë konstatuar një parcelë të mbjellë me cannabis stativa, ku bima kishte arritur një lartësi 60 deri në 220 cm.
Në total janë asgjësuar në këtë parcelë 1300 rrënjë bimë narkotike. Kjo sasi droge ishte e mbjellë në disa parcela të vogla dhe në vijim të kryerjes së veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes nga ana e policisë është dëgjuar një krismë arme.
Në këtë moment punonjësi i policisë Adriatik Hoxha, i veshur me uniformë të policisë ka lëvizur disa metra në rrugë, për të parë se kush qëlloi me armë.
Gjatë lëvizjes punonjësi i policisë është ndeshur ballë për ballë me të pandehurin Halil Shyti, i cili kishte në dorë një armë zjarri. I pandehuri Halil Shyti ka thirrur duke ju thënë: “…ju q… motrat, shkërdhata do ju vras të gjithëve…” dhe ndërkohë ka qëlluar me armë e gjahut çifte, në drejtim të punonjësit të policisë Adriatik Hoxha.
Punonjësi i policisë Adriatik Hoxha, është ulur në gjunjë dhe ka vënë dorën para fytyrës, por nga e shtëna me armë zjarri gjahu, e kanë goditur katër predha, saçma në trup. Nga e shtëna me armë zjarri gjahu,punonjësi i policisë Adriatik Hoxha është goditur nga katër saçma në kokë, në dorë dhe dy saçma të tjera në trup.
I dëmtuari Hoxha, pasi është qëlluar me armë zjarri ka kërkuar ndihmën e kolegëve, të cilët janë vënë në ndjekje të të pandehurit Halil Shyti. Nga ana e forcave të policisë pas tre orësh është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, i të pandehurit Halil Shyti. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale,u sekuestrua dhe arma e gjahut tip çifte,me të cilën i pandehuri qëlloi punonjësin e policisë Adriatik Hoxha.
Gjatë marrjes në pyetje në cilësinë e personit që zhvillohen hetime Halil Shyti ka shpjeguar se ai kishte punuar duke kultivuar dhe ruajtur parcelat me bimë narkotike të llojit cannabis stativa. Gjithashtu Shyti ka shpjeguar se në momentin që ka shkuar policia në parcelat me drogë, duke ecur i ka dalë përpara në rrugë një punonjës policie dhe menjëherë ka qëlluar me armën e zjarrit, të cilën e mbante pa lejë nga organet kompetente.
Shyti është shfajësuar duke pohuar se këtë veprim e kishte kryer pasi ishte dehur nga konsumimi i tepërt i hashashit dhe për faktin se ishte trembur kur kishte parë policin para tij. Rezulton se Shyti ka kultivuar bimë narkotike në disa parcela në afërsi të banesës së tij në lagjen Llakaj-Krahas-Tepelenë.
Për këtë fakt i pandehuri ka lidhur një rrjet vaditje dhe pompa të cilat furnizoheshin me energji elektrike nga një kabull, i lidhur në afërsi të banesës të të pandehurit, lidhje kjo e kryer në mënyrë të paligjshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com