Qyteti i Kukësit tashmë do të ketë një qendër të posaçme për trajtimin e fëmijëve të cilët janë të prekur nga Autizmi.
Në inaugurimin e punimeve që kanë nisur sot për këtë qendër, ka marrë pjesë edhe Presidentja e Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” Liri Berisha e cila ka theksuar domosdoshmërinë e mbështetjes nga ana e pushtetit qëndror dhe atij lokal për këtë kategori personash.
“Pas shumë vitesh autizmi flet nga Kukësi. Do doja që të fliste në të gjitha qytetet e Shqipërisë në mënyrë që fëmijët të marrin këtë shërbim jo në Tiranë, por në qytetet e tyre. Kjo shtresë duhet të ketë dhe vëmendjen e pushtetarëve dhe vendorëve. Është një ditë e solidaritetit qytetar ku të gjithë fëmijëve me autizëm duhet t’iu jepet ndihmë edhe nga shoqëria, pasi vetëm familja nuk mjafton” ka thënë Berisha.
Qendra e re autizmit në Kukës, do jetë pjesë e qëndrës rajonale shumë funksionale për shërbimet sociale në Bashki e cila do ti nështrohet një rikonstruksioni të plotë më një fond të Programit të Mbështetjes Lokale i Qeverisë Zvicerane, në vlerën prej 150 mijë euro.
Aktivitetet në Kukës për 2 prillin ditën botërore të autizmit kanë vijuar me konferencën mbarë kombëtare me temë “Ti mbështesim sot,që të jenë të pavarur nesër” ku në mes Bashkisë Kukës dhe Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit.
Ndërkohë, zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj dhe zëvendësministri i Shëndetësisë të pranishëm në konferencë premtuan mbështetjeve e ministrive të linjës për Bashkinë Kukës sa i përket funksionimit të Qendrës Rajonale Multifuksionale të Shërbimeve Sociale përshi edhe atë autizmit.
Redaksias Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com