Qetsori flet për kërcënimet e bëra ndaj familjes së tij kur ishte pjesë e BBV: Më kanë sharë fëmijët

Qetsori flet për kërcënimet e bëra ndaj familjes së tij kur ishte pjesë e BBV: Më kanë sharë fëmijët

Qetsor Ferunaj

Qetsor Ferunaj ish fitues i edicionit të dytë të Big Brother u rikthye në këtë format me synimin për të triumfuar edhe pse nuk ia arriti. Pasi u eliminua nga BBV, ai ka rrëfyer disa të pathëna që e kanë shoqëruar edhe pas kësaj eksperience.

Qetsor Ferunaj ka treguar nga pjesëmarrja e tij në këtë edicion të BBV ai ka marrë kërcënime në rrjet nga ndjekësit e flaktë të formatit. Ai theksoi se nuk është kërcënuar vetëm ai por edhe fëmijët e tij.

Në një emision ai tregoi habinë ndaj komenteve drejtuar fëmijëve të tij, të cilët e kanë surprizuar të atin në një nga netët e spektaklit të “BBV”.

“Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë. Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind. Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet”.

Ai tregoi se është përdorur një gjuhë e rëndë ndaj fëmijëve të tij, të cilët u gjendën në këtë situatë vetëm për shkak të pjesëmarrjes së të atit në një format televiziv.

“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme për botën e më të vegjëlve. Në ndonjë moment, fansat e Luizit kur kemi pasur përplasje, janë përfshirë në situatë duke përdorur gjuhë urrejtjeje të frikshme mbi fëmijët”.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tragjasjoti: 20/05/2023 21:41

    Ik ore intriganti Dukatit kujt i plasi per ty,jan te vjetra keto Sorraaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja