Një fond prej 2 milion eurosh i dhënë nga qeveria shqiptare do të shkojë për ndërtimin dhe përfundimin e punimeve të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Lajmi është konfirmuar dje nga vetë Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj i cili pohoi se në 22 Mars kur festohet Sulltan nevruzi ky objekt i kultit do të jetë gati.
“Falënderojmë qeverinë shqiptare e cila me një fond prej 2 milion eurosh do të bëjë të mundur ndërtimin e këtij objekti i cili do të jetë gati për festën e Sulltan Nevruzit” pohoi Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj dje gjatë urimit që ka bërë për besimtarët bektashinj në Ditën e Hashures.
Kjo festë konsiderohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit. Sipas këtij besimi, Imami u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin. Festa e Hashures vjen pas 10 ditësh agjërimi gjatë të cilave përkujtohet kjo masakër.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (5 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
/Shqiptarja.com