'Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Europë', Basha: Programi ynë lufton korrupsionin

'Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Europë', Basha: Programi ynë lufton korrupsionin

Lulzim Basha

Kryetari i PD-Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet shqiptarët janë më të varfërit në Europë, sepse me këtë qeveri Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar i Europës. Ai thekson se kjo situatë ka çuar në largimin e të rinjve dhe krizë në arsimin dhe shëndetësinë.

Basha bën thirrje për një ndryshim në zgjedhjet e ardhshme, duke propozuar masa të menjëhershme për luftimin e korrupsionit, përfshirë krijimin e një njësie për rikuperimin e pasurive të vjedhura dhe forcimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ai thekson se vetëm duke luftuar korrupsionin, Shqipëria mund të sigurojë investime dhe shërbime më të mira për qytetarët. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 26/10/2024 05:08

    Kete qe po thot Basha per varferin e shqiptareve e tha Ilir Meta 2-3 dite perpara se te arrestohej!! Mos i ka ardhur rradha dhe ketij se dhe Basha nuk ka lene gje pa i vjedhur popullit dhe vendit dhe pa pik turpi flasin per varferin kur ata vete jetojn mes miliardave te grabitura!

    Përgjigju
  • Askushi: 25/10/2024 23:54

    Ti do luftosh korrupsionin?!!!Ik o Lul se te ka dale boja me kohe.mos harro se dhe ti je tek lista per te dhene llogari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite