Qofte me lakër

Përbërësit:

  • 300 gr lakër
  • 1 qepë e vogël
  • 2 lugë kafeje gjalpë
  • 4 lugë gjelle galetë
  • 1 gotë ujë
  • 2 lugë kafeje miell
  • 1 vezë
  • Galetë
  • Pak qumësht
  • Vaj për skuqje
  • Kripë, piper
  • Dhjozëm e thatë

Përgatitja:

Lakra pastrohet nga koçanet, lahet dhe grihet hollë. Në një tenxhere hidhet qepa me gjalpë, pak ujë dhe lihet të ziejë derisa masa të zbutet. Shtohet lakra, kripa dhe masa zihet e mbuluar me kapak, duke e përzier herë pas here derisa të zbutet mirë. Më pas shtohen galeta (ose bukë e thatë e grirë), veza dhe bimë aromatike. Përzihet mirë dhe ndahet në qofte të vogla, të cilat lyhen me galetë dhe skuqen.