Qofte me miell misri dhe presh nga zonja Vjollca

Qofte me miell misri dhe presh

Përbërësit:

400 gr presh

200 gr miell misri dhe 1/4 lugë kafe sodë buke

1 filxhan çaji ujë të valuar

1 filxhan çaji kos

4 lugë gjelle djath të thërrmuar

1 tufë majdanoz

1 lugë çaj nenexhik

2 kokrra vezë

4 lugë gjelle vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

pak vaj për skuqje ( nëse do t’i skuqim)

Përgatitja:

Lajmë preshin e grijmë atë hollë dhe e vendosim në tigan në 1 lugë gjelle vaj, pak kripë e mbulojmë dhe e lëmë të ziejë pak, e përziejmë dhe e lëmë në zjarr deri sa të avullojë lëngu I preshit. Më pas e vendosim në një task u do të shtojmë majdanoz, nenexhik, vezë pak kripë, piper të zi, pak sodë bukë, 1 filxhan caj ujë të valuar, kos I përziejmë sëbashku dhe na formohet një brumë I trashë shtojmë pak nga pak preshët e përzjerë me veze dhe përziejmë përbërësit fillimisht me lugë druri e  më pas em dorë deri sa shohim që na formohet një brumë që mund të formojmë qoften. Gjithmonë mbajnë pak miell për të rregulluar. Kosistenca varet nga mielli që përdorim. në fund shtojmë djathin.

I përziejmë dhe më pas me ndihmën e një luge formojmë qoftet I pudrosim pak me miell gruri dhe paso të ejtë ngrohur vaji në tigan I skuqim ose mund të shtojmë një letër pjekje dhe I vednosim qoftet në tepsi ( të pa pudrosura me miell në rast se I pjekim) dhe I pjekim në temperaturë 190 gradë Celsius për 20-25 minuta. I servirim me kos ose tarator.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen