Këngëtarja Adele ka festuar 5-vjetorin e lidhjes së saj me Simon Konecki. Ndërsa ajo po këndonte në skenën e Nashville një surprizë e këndshme është rezervuar për të.
 
I dashuri ka shfrytëzuar një moment të shfaqjes për të hedhur në skenë letra të vogla me fragmente nga këngë të Adele apo edhe fraza si: "Të dua", "Je engjëlli im", "Gëzuar përvjetorin".
 
Adele është surprizuar nga veprimi romantik i Simon ndërsa ka vazhduar të këndojë teksa nga qielli "binin" letra shumëngjyrëshe.

adele

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com