"Kulla e ngujimit" ruajtëse
e meshkujve nga gjakësi

"Kulla e ngujimit" ruajtëse<br />e meshkujve nga gjakësi
Të vetmet në të gjitha trojet shqiptare,që i kanë rezistuar kohërave dhe rrebesheve të historisë,kanë qënë dy kulla ngujimi: kulla e ngujimit ( ose e ashtuqujtur  “kulla e thepit”,ngase ishte ndërtuat në thep të një masiv guri) në Curraj Epër të Tropojës dhe kulla e ngujimit në Theth, e cila ndryshe nga ajo e Currajve të Epër,pati fatin e mbijetesës,duke i dhënë statusin ‘monument kulture”,ndërsa tjetra  në Curraj Epër,në dimrin e vitit 2012 nuk rezistoj dot dhe u rrëzua.

Banoret e Currajve të  Epër  thonë se përveç kullës së  ngujimit ,ose kulla e thepit në lagjen Nikbibaj ,e veçantë dhe rezistuar kohërave,luftrave dhe stinëve deri para tre vjetësh,secila lagje e ketij fshati ka patur nga një kullë ngujimi,çka në asnjë fshat dhe krahinë apo regjion tjetër nuk ka ekzistuar kjo formë ndërtimi dhe organizimi  të objekteve të tilla.

Një e tillë ka qënë ndërtuar  në  lagjen Qokaj,në një thep guri,te shtëpia e vjetër e Kolë Çunit,afër shtëpisë së sotme të Nikoll Zefit.Për lagjen Prebibaj ka qënë  e ndërtuar te  shtëpia e Dedë Prelës,ndërsa për lagjen Ndrevataj ka qënë te shtëpia e Sokol Malecit.Por  keto nuk I rezistuan kohërave dhe janë  të rrënuara, me përjashtim të kullës së ngujimit në lagjen Nikbibaj. Një kullë ngujimi e tillë  ka qënë ndërtuer e ruhet ende sot në fshatin Theth, e cila vizitohet çdo vit nga qindra turistë vendas e të huaj.

Pra edhe këtu eshte ndier nevoja e ndërtimit të kullës  për ngujim në rastet kur ndodhnin  vrasje brenda fshatit. Në fshatrat e tjerë të Nikaj  Merturit, kullat e ngujimit kanë qënë  të rralla,e sot nuk ruhet asnjë prej tyre,sipas studiuesit dhe historianit vendas,Dodë Progni. Pra kulla e ngujimit në Theth  dhe ajo në Curraj  Epër janë  unikale në të gjithë Shqipërinë. Këto kulla  ngujimi  kanë  shërbyer si vend ku mblidhej pleqnia ( të parët e vllaznisë, fshatit,fisit ) për të gjykuar mbi vrasjet që mund të kishin ndodhur.

Gjatë kohës që pleqtë mblidheshin,gratë  e kullës gatuanin bukën për ta dhe pagesën e bënte personi që kishte kryer vrasjen.  Së pari,ato kulla janë  ndërtuar e kanë sherbyer vetëm per ngujim, gjë që e tregon dhe emertimi i tyre fillestar që është ruejtur  në shekuj “kulle ngujimi”. Ajo nuk është emërtuar as thirrur ndonjëherë “kullë kuvendesh”,as “kullë banimi.”.

Se dyti,pleqnitë ( kuvendet ku merreshin vendimet ) në raste gjakmarrje nuk mund të bëheshin pikërisht në kullën e ngujimit ku ishin ngujuar vetëm meshkujt e palës vrasëse. Dihet se çdo lloj pleqnie,e në  veçanti  ato që  kishin të bënin me një çështje kaq të rëndësishme, siç ishte gjakmarrja,bëhej vetëm me prezencën e dy palëve.

 Lekë Kurteshi,90 vjeçari nga fshati Lekbibaj,thotë se zakonisht pleqtë mblidheshin,ndanin pleqnitë e merrnin vendimet e duhura vetëm në një kullë tjetër asnjanëse.
 Kullat e ngujimit,si ajo në Theth dhe në Curraj  e Epër, kanë sipërfaqe të  kufizuar. Ambjentet e brendëshme (odat) i kanë  të  vogla e  të thjeshta pa kurrfarë mobilimi,çka tregon se nuk mund të shërbenin si  kuvend pleqnish për të ndarë pleqni e pajtuar gjaqe, siç eshte thënë.

kulla
Kulla e vizatuar nga Edit Durham
 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025