Në foltoren e Sali Berishës në Elbasan, një prej militantëve bëri thirrje për më shumë disiplinë dhe rregull brenda Partisë Demokratike, duke kritikuar edhe lëvizjen e Ervin Salianjit.

Ai theksoi se opinionet duhet të jepen brenda strukturave të partisë, jo jashtë tyre.

'Duhet disiplinim brenda radhëve të PD në familjen tonë të madhe ka rregulla s’mund të ikësh kur të duash dhe të vish kur të duash, nëse ikën njëherë s’mund ta përsërish më këtë gabim. Dua që të citojë një poet të madh që thoshte, atdhe të lutëm ngrije pak tavanin që të ngremë pak kokën. Ne si PD duhet që të ngremë tavanin e shtëpisë tonë dhe ta organizojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata që duan ta thonë fjalën duhet ta thonë brenda strukturës, jo të dalin si e ëma e zeqos në majë të thanës. Mos të na bashkojë urrejtja dhe të ndajë ndajë dashuria mes nesh’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Foltorja/ Berisha në Elbasan: Duhet të analizojmë problemet e PD-së gjatë zgjedhjeve, por duhet revoltë deri në fitore