Veliu: Mos hyni në det, plazhi është i ndaluar deri në një urdhër të dytë! Nuk do të ketë tolerime

TIRANE-Nesër do të nisë lehtësimi i masave në zonat me risk të ulët të cilësuara si të gjelbra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu inspektoi masat për ngritjen e pikave të kontrollit, ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën, pra në mënyrë që të mos lejohet kalimi i qytetarëve nga zona e gjelbër te ajo me risk dhe e kundërta. 

Nga Saranda, Veliu theksoi se është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë qytetarët se zbatimi me përpikmëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19, duke bërë të mundur shtimin sa më shumë të zonave të gjelbërta.

Gjithashtu ai u kërkoi qytetarëve që të mos tentojnë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet. Për të parandaluar këtë mundësi, tha Veliu, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë një pikë kontrolli. 

"Mbas inspektimit të pikave të kontrollit që do të vendosen midis qyteteve të Tepelenës dhe Mallakastrës dhe në Llogara, aktualisht jemi në qytetin e Sarandës për të inspektuar punën që po bëhet në terren në zonën e gjelbërt tashmë të bërë publike.

Për të gjithë qytetarët e kësaj zone, kjo mundësi për të lëvizur lirshëm midis fashave për moshën e tretë nga ora 06:00 deri në orën 08:30 dhe nga ora 09:30 deri në orën 17:30 për pjesën tjetër të popullsisë është një mundësi që nuk duhet keqpërdorur, por duhet shfrytëzuar duke respektuar të gjitha normat e sjelljes dhe detyrimet të cilat janë përcaktuar tashmë përsa i përket distancimit social, por edhe përsa i përket pjesës tjetër të mënyrës së lëvizjes, të cilët nuk duhet të jenë jo më shumë se dy persona apo mosfrekuentimit të parqeve, lokaleve e vendeve publike.

Kjo mundësi e dhënë, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve do të pasohet me kontrolle dhe monitorime të cilat do t’i bëjë Policia e Shtetit dhe do të pasohen në rast se do të konstatohen, me masa administrative gjobë, njëkohësisht duke u implementuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pas hyrjes në fuqi.

Prandaj, duke përfituar nga mundësia do t’u bëja thirrje gjithë qytetarëve të zonave të gjelbërta që të jenë të kujdesshëm, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë në maksimum të gjitha këto detyrime, me qëllim që kjo situatë stabël tashmë në këto zona të gjelbërta të jetë edhe në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi edhe zonave të tjera pastaj që të implementojnë si në këtë fushë.

Gjithashtu, për Sarandën dhe për zonën e Himarës dhe për gjithë zonën e bregdetit, duke qënë se janë zona të cilat lagen nga deti dhe do të jenë një mundësi për t’u shfrytëzuar nga pushuesit për të hyrë në det, bëj me dije se këto veprime janë veprime totalisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen në asnjë moment nga Policia e Shtetit, prandaj gjej një mundësi t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet.

Po kështu, për të parandaluar këtë mundësi, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës apo të zonës së gjelbërt në qarkun e Gjirokastrës të mos vijnë në Sarandë për të frekuentuar qoftë këtë zonë, por edhe për ta parë si mundësi për të hyrë në det”.


Lajmi kryesor:

Qytetet ku nesër mund të lëvizet lirisht dhe rregullat e reja, shtohet Delvina! Postbllok mes zonës së gjelbër dhe të kuqe


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 26/04/2020 23:39

    IK MOR ZAGAR SE PO TALLNI BY.... ME POPULLIN MOS E TRASHNI SHUME PUNEN SE SKA PER TJU PJERDHUR NJERI LEGENA E KENI KTHYER VENDIN NE FERR

    Përgjigju
  • Çentrale: 26/04/2020 23:00

    Ça ka pirë ky që thotë mos u fusni ne det

    Përgjigju
  • Himariot: 26/04/2020 22:45

    Ne Himare zoti Veliu kemi nje muaj qe futemi ne det, edhe policia vet me femijt etyre futet ne det. Ketu ska pike kontrolli. U habitemi si ka mundesi njerzit nga Tirana dy jave e fundit kan ardh ne Himare. Si e moren ate lejen ose autorizimin per te ardhur ketu?

    Përgjigju
  • ser: 26/04/2020 22:05

    mos hyni ne det se lageni, pritni deri ne lajm te dyte qe te mos lageni,ah cna ka gjet me keta te paafte

    Përgjigju
  • No one: 26/04/2020 20:54

    Mos e bofshi piken e hajrit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille