Qyteza e Patosit shndërrohet në shesh xhirimi, 'Kadillak dhe manaferra' së shpejti në kinematë shqiptare

Pas filmit “Delegacioni”, një tjetër film i suksesshëm i realizuar nga regjisori Bujar Alimani do të vij së shpejti në kinematografitë shqiptare. “Kadillak dhe manaferra” është realizimi më i ri kinematografik me regji të Bujar Alimanit dhe Suela Bakos që sjell një rikthim të ngjarjeve të vitit 1970 në qytetin e Patosit.

“Kadillak dhe manaferra” është filmi më i fundit me metrazh të shkurtër që e  ka shndërruar qytezën e Patosit në këto ditë vere në një shesh xhirimi të vërtet ku arti është ai që flet. Me një skenar origjinal i shkruar nga regjisori me origjinë nga Patosi Bujar Alimani, dhe  me regji të Suela Bakos, filmi vjen së  shpejti në kinematë shqiptare tre dhe ka në thelb rezistencën personale të njeriut kundër sistemit të kohës.

"'Kadillak dhe manaferra' është një histori që ka ndodhur në qytetin tim të lindjes, sepse unë kam lindur në Patos, në Patos. Në dhjetor të 2016 shkruaj një histori shumë të çuditshme të fillim viteve 70' ku ka ndodhur në Patos, që e kam jetuar si fëmijë dhe e kam dëgjuar tek vitet që vijnë, vitet më vonë. Kjo është historia e një intelektuali, i cili bën një rezistencë të tij personale kundër pushtetit të asaj periudhe, të asaj kohe", thotë regjisori Bujar Alimani.

Në një intervistë "Report TV" krijuesi dhe regjisori i filmit Bujar Alimani rrëfën se pikënisje e  historisë së filmit ishte rikthimi në realitetin e kohës së vitit në 1975,  ngjarjet e së cilës u shndërruan në një motiv frymëzimi për  të.

Regjisorja Suela Bako tregon emocionet rreth këtij filmi, ku pjesë figurante pritet të jenë edhe disa qytetarë.

"Për mua është hera e parë që jam në Patos dhe jam shumë e lumtur që vij për herë të parë në Patos për një film dhe jam akoma më e lumtur që ky film është me skenar nga Bujar Alimani. Sot kemi ditën e dytë të xhirimeve dhe shpresojmë që kur të përfundojmë do të realizojmë një punë të mirë dhe do të bëjmë krenare edhe Patosin", tha regjisorja Suela Bako.

Bujar Alimani, pas suksesit ndërkombëtar të filmit  “Delegacioni” vlerësuar me disa cmime rikthehet në Patos për “Kadillak dhe Manaferra”.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lufta për vulën e PD, Bardhi: Gjykata e Apelit t’i japë fund menjëherë këtij absurdi

Lufta për vulën e PD, Bardhi: Gjykata e Apelit t’i japë fund menjëherë këtij absurdi