Rakacolli: 2 mjekët e Sanatoriumit u infektuan nga i afërmi i një pacienti, që e mbajti të fshehtë se kishte qenë në Itali (VIDEO)

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje sa i përket infektimit të dy mjekëve. Bëhet e ditur se këta dy persona janë infektuar nga një i afërm i një pacienti që ishte shtruar në Sanatorium për probleme në mushkëri. Ai e ka mbajtur të fshehtë fatktin që kishte qenë javës së fundit në Itali, ku transmetuar këtë virus tek mjekja dhe tekniku i shkencave mjekësore.  

"Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Infektiv ka qenë i shtruar në Sanatorium. Ky është vizituar nga një i afërm që vite nga Italia dhe që nuk ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore. Ka rezultuar pozitiv një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore, nga 17 teste të kryera. janë të vetëizoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore", tha Rakacolli.

Ajo i ka komentuar me optimizëm shifrat e reja të të prekurve, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja. Gjithashtu, duke u ndalur tek veshja e mjekëve, Rakacolli bëri me dije se nuk ka mungesa.

"Sa i përket veshjeve, i kanë të gjitha veshjet e nevojshme dhe po vazhdohet me furnizimin e tyre. Testimet kryhen për kontaktet e ngushta apo të vërteta të dyshuara. Fakti që nga 27 testime, 23 kanë rezultuar negativ tregon se kampioni zgjedhur është i gjerë por të marrim parasysh se në kuadër e pandemisë të cilët 27 personave kanë pasur probabilitet shumë të lartë për të qenë pozitiv", tha ajo.


Lajmi kryesor:

42 të prekur me Covid-19 në! Dy mjekë tek Sanatoriumi infektohen nga 'vizitori' në spital që erdhi nga Italia (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Man. City përjashton lojtarin nga festa e titullit, u përfshi në përleshje

Man. City përjashton lojtarin nga festa e titullit, u përfshi në përleshje