42 të prekur me Covid-19 në! Dy mjekë tek Sanatoriumi infektohen nga 'vizitori' në spital që erdhi nga Italia (VIDEO)

TIRANË- 4 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit me koronavirus në Shqipëri, dy prej të cilave janë 2 mjekë të spitalit "Shefqet Ndroqi”, duke e çuar në total në 42 numrin e të infektuarve. Dy mjekët e Sanatoriumit kanë pasur kontakt me një nga të infektuarit që ka qenë i shtruar në godinën e këtij spitali, i cili më herët ishte planifikuar që të shndërrohej në karantinë. 2 mjekët e Sanatoriumit u infektuan nga i afërmi i një pacienti i cili ishte shtruar në Sanatorium për probleme me mushkërinë, që e mbajti të fshehtë se kishte qenë në Itali. Aktualisht ai ndodhet te Infektivi, ndërsa mjekja dhe tekniku i shkencave mjekësore janë vetëizoluar në shtëpi dhe sipas av.ministres Mira Rakacolli janë në gjendje të mirë shëndetësore. Konfirmimi i dy rasteve të prekura në radhët e parë bluzave të bardha e çon në tre numrin e mjekëve të infektuar, pas atij në Durrës i cili pati kontakte me viktimën e parë me koronavirus.

Lajme jo të mira vijnë nga Infektivi ku 3 nga 17 pacientët e shtruar janë në terapi intensive, më konkretisht një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50 vjeçar nga Tirana. Ministria e shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos e mbajnë të fshehtë faktin që kanë udhëtuar në zonat e prekura, të vetëizolohen në shtëpi dhe të shmangin kontaktet me personat e tjera, duke ndihmuar që të mos ketë një bilanc më të rënduar të shqiptarëve me koronavirus, por edhe për të mbrojtur mjekët.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve: Ju lutemi të gjithë qytetarëve që paraqiten në spitale dhe familjarëve të tyre. Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni udhëtuar jashtë vendit. Njoftoni personelin shëndetësor nëse keni një familjar ose të afërt që ka udhëtuar jashtë vendit. Njoftoni nëse keni patur kontakt me persona që kanë udhëtuar apo kanë shenja të sëmundjes. MOS vizitoni të afërmit në spitale sepse shkaktoni rrezik edhe për personelin shëndetësor. Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe me autoritete. SOT ËSHTË DETYRIM që ne të mbrojmë personelin shëndetësor duke treguar ndërgjegje të lartë në raport me të vërtetën, atë që secili prej nesh duhet të bëjë: Shmangni vajtjet direkte në spitale", bën zv.ministrja. 

Rakacolli ka komentuar me optimizëm shifrat e reja të të prekurve, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja. "Fakti që nga 27 testime, 23 kanë rezultuar negativ tregon se kampioni zgjedhur është i gjerë por të marrim parasysh se në kuadër e pandemisë të cilët 27 personave kanë pasur probabilitet shumë të lartë për të qenë pozitiv", tha ajo.

 Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje edhe të numrit të telefonatave në numrin e urgjencës '127', ku nga 7247 thirrje, prej tyre 4468 me kodin ‘korona’.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri
Tiranë 26 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Rakacolli: 2 mjekët e Sanatoriumit u infektuan nga i afërmi i një pacienti, që e mbajti të fshehtë se kishte qenë në Itali (VIDEO)

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje sa i përket infektimit të dy mjekëve. Bëhet e ditur se këta dy persona janë infektuar nga një i afërm i një pacienti që ishte shtruar në Sanatorium për probleme në mushkëri. Ai e ka mbajtur të fshehtë fatktin që kishte qenë javës së fundit në Itali, ku transmetuar këtë virus tek mjekja dhe tekniku i shkencave mjekësore.  

"Njëri prej pacientëve që aktualisht po trajtohet në Infektiv ka qenë i shtruar në Sanatorium. Ky është vizituar nga një i afërm që vite nga Italia dhe që nuk ka dhënë këtë informacion në stafet mjekësore. Ka rezultuar pozitiv një mjeke dhe një teknik i shkencave mjekësore, nga 17 teste të kryera. janë të vetëizoluar dhe në gjendje të mirë shëndetësore", tha Rakacolli.

Ajo i ka komentuar me optimizëm shifrat e reja të të prekurve, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja. Gjithashtu, duke u ndalur tek veshja e mjekëve, Rakacolli bëri me dije se nuk ka mungesa.

"Sa i përket veshjeve, i kanë të gjitha veshjet e nevojshme dhe po vazhdohet me furnizimin e tyre. Testimet kryhen për kontaktet e ngushta apo të vërteta të dyshuara. Fakti që nga 27 testime, 23 kanë rezultuar negativ tregon se kampioni zgjedhur është i gjerë por të marrim parasysh se në kuadër e pandemisë të cilët 27 personave kanë pasur probabilitet shumë të lartë për të qenë pozitiv", tha ajo.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hoho: 16/03/2020 09:20

    Ku i gjeni keto fetyra more aman.

    Përgjigju
  • Iris: 16/03/2020 03:50

    Pacientet duhet te tregojne ku kane qene ,nuk eshte turp,nuk eshte as sifiliz e as sida dhe mjeket pyetjen e pare ta kene:-Keni udhetuar jashte?

    Përgjigju
  • Sys: 15/03/2020 21:41

    Po a ndjekin protokoll keta mjeke!? Apo ia lini ne dore sinqeritetit te pacienteve. Kush idiot i beson pacientet ne kete situate?! Po thuaj nuk kane kushte te shkretet dhe pasi ju nxjerrin zbuluar i shkarkoni se bejne video.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin