Rakacolli- Bashës: 'Remdesiviri' për COVID përdoret vetëm në spitale, s'mund të tregtohet në farmaci! Kemi marrë 4-fishin e vaksinave të gripit se një vit më parë!

TIRANË- Dy përgjigje të drejtpërdrejta për kryedemokratin Lulzim Basha i ka dhënë ditën e sotme zv. ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli. Së pari për mungesën e ilaçit 'Remdesiviri', Rakacolli ka shpjeguar se ky është një ilaç pjesë e rrjetit spitalor e kurrsesi nuk mund të përdoret në treg të hapur.

"'Remdesiviri nuk është medikament që tregtohet në tregun e hapur, është medikament spitalor, pjesë e rrjetit spitalor, nuk është një ilaç që ka një indikacion specifik për COVID-in, është një medikament anti-viral ka dalë për një sëmundje tjetër por ka studime që mund të përdoret dhe në COVI dhe Shqipëria është pjesë e këtij studimi, pacientët që e përdorin në spital ka disa përdorime specifike dhe i bëhet i qartë të mirat dhe efekte negative, nuk mund të shitet në farmaci", tha Rakacolli.

Përgjigja e dytë është për mungesën e vaksinës së gripit. Në një kohë kur PD-ja akuzoi se është marrë një sasi e vogël dozash, Rakacolli tha se këtë vit është blerë një sasi 4-fish më e madhe.

"Kemi blerë 4-fishin e vaksinave të grupit krahasuar me vitin e kaluar", sqaroi Rakacolli.

Mes shifrave të larta të rasteve ditore, Rakacolli ka dhënë një panoramë më optimiste. Ajo tha se lajmi i mirë është se numri i vdekjeve, nuk është në përpjesëtim të drejtë me rastet e reja. Kjo situatë, ka theksuar zv. ministrja, pritej e për rrjedhojë janë marrë masat.

"Po përjetohet e njëjta situatë si mbarë globin, shifrat në të gjithë botën kanë pësuar rritje edhe mjaft se Shqipëria. Pra nuk po ndodh diçka ndryshe nga pjesa tjetër, është normale, janë liruar masat, kemi hyrë në zonën e vjeshtës, dihej dhe për këtë ka pasur përgatitje. me të vërtetë është shtuar numri i rasteve, por numri i vdekjeve nuk na është shtuar, edhe pse çdo vdekje është dhimbje, në total numri i humbjeve të jetës nuk ka shkuar në përpjesëtim me numrin e rasteve të reja", sqaroi Rakacolli.

Rakacolli ka theksuar se nuk mund të dilet në përfundime mbi pasoja e COVID, pasi është një sëmundje që nuk njihet, teksa ka komentuar edhe 3 vetëvrasjet e ndodhura te spitali COVID/2.

"Jemi në kohën që po mësojmë për COVID, asgjë nuk dihet e saktë. Çdo sëmundje ka pasoja psikologjike, edhe intubimi, përsëri ka probleme, nuk ka akoma asnjë informacion të saktë për pasojat që ka COVID. Vetëvrasja ka qenë një problem në vëmendje që kur ndodhi e para, në atë kohë u fut në strukturë shërbimi psikologjik, u shtua shumë edhe vëmendje e mjekëve dhe e personelit mbështetës, pas interpretimit të shenjave, se me sa kuptohet përveç se prek mushkëritë prek edhe personalitetin, dhe masat e sigurisë padyshim do të shtohen", tha ajo.

A do të kemi në karantinë të dytë? Rakacolli tha se këto janë vendime që merren në mënyrë të menjëhershme, e jo në plan afatgjatë. 

"Nuk është marrë vendimi çfarë do mbyllet dhe si do të mbyllet, vonohen sa më shumë masat shtrënguese, vendimet për mbyllje do jenë vendime të shpejta, nuk themi që pas një jave do të mbyllim restorantet, ne jemi në monitorim të situatës, bëjmë një analizë të rasteve", tha Rakacolli në Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 04/11/2020 19:16

    Çfare paftyrsie! Vaksinat ishin per propagande dhe jo plotesim nevojash. U tha se do te vinte partia e dyte mbas dt 20 tetor,pastaj u tha pas dates 25 tetor dhe erdhi 5 nentori vaksina nocrrokun e papare. Hajde jepi zvministre,jepi bej propagande si te duash e sa te kesh qef se se plotesove kreditet per ne listen e pare per deputete me 25 prill.

    Përgjigju
  • Bosh: 04/11/2020 18:49

    Mos u lodh kot, syte i kemi e shohim cpo ndodh ne te gjithe vendet perendimore. Politika Bash - Mona ate pune kane, si korbat qe presin mort per te ushqyer kapitalin e vete politik, perfat nuk ka aq shume budallenj sa te besojne, vec parazitet e partive te tyre ...

    Përgjigju
  • shtriga: 04/11/2020 18:42

    o sa e shemtut qe eshte kjo si shtriga ke borebardha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe