Deputeti i opozitës së re nga listat e LSI, Ralf Gjoni deklaron se do të votojë kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta në Kuvend. Ai argumenton qëndrimin e tij duke thënë se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese shkarkimi i presidentit është i pamundur.
"Përsëri për të gjithë shpifësit inflacionistë e injorantët që keqinterpretojnë në tellallin mediatik: E thashë hapur dje se nuk ka, dhe nuk do të ketë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Parlamenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe në mungesë të saj shkarkimi i Presidentit është i pamundur. E kam shprehur QARTË që ditën e parë që hyra në Kuvend se shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale. E përsëris se vota ime në çdo akt parlamentar mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008! Kjo është arsyeja madhore për të cilën kam pranuar mandatin. Për më tepër, do shprehem të enjten në seancë plenare!", thotë Gjoni.
Rezoluta për shkarkimin e kreut të shtetit do të diskutohet nesër në Kuvend në një mocion debati prej pesë orësh. Procedura e shkarkimit të kreu të shtetit nuk është kaq e thjeshtë, pasi kalon në disa etapa dhe kërkon kohë, ndoshta disa muaj. Sipas rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, neni 112, shkarkimi i Presidentit të Republikës bëhet nëpërmjet disa fazave të cilat duhen respektuar në mënyrë rigoroze derisa në fund të mbërrihet tek votimi për kërkesën e shkarkimit të Presidentit në seancën e Kuvendit.
PS vendosi dje se do të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit një orë pasi ai formosi LIVE dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Komente


Ke Bllokun ne dore? Mer dhe brisk mos harro
PërgjigjuRadhen e ka Rama me antiruxho NE surrat o z tir
PërgjigjuNuk eshte budalla.Nje here e provoi bojen
Përgjigju