Kryeministri Edi Rama, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos dërgojnë më ndihma, pasi tashmë kanë ardhur shumë ushqime dhe rroba.
Rama thotë se nevoja është përmbushur dhe është tejkaluar për ushqime dhe rroba, e tani më e rëndësishmja është që qytetarët të kontribuojnë sadopak për të bërë të mundur ndërtimin e shtëpive të prishur.
Kreu i qeverisë ka publikuar edhe adresën zyrtare ku të gjithë shqiptarët mund të kontribuajnë për të ndërtuar banesat e të prekurve nga tërmeti i të martësl.
Statusi i Ramës
Ju lutem
Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba
Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi
Faleminderit shumë, me zemër, por ju lutem mirëkuptimin tuaj
Ju lutem mos dëgjoni ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi
nuk ka vjedhje ndihmash e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik
Ju lutem kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH
Ju lutem solidarizohuni për të përballuar luftën e vërtetë për strehimin e tyre dinjitoz
Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe ju lutem, mos dëgjoni të paudhët që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish...
Ju lutem besojeni, ky është momenti ynë i ballafaqimit me zotin e shqiptarëve dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR.
Zoti bekoftë Shqipërinë e ju të gjithë dhe frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për forcën e zemrës sonë
Lajmi kryesor: