Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, pas dhënies së miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend.

Në respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, ky proces pritet të kryhet me procedurë të përshpejtuar, sapo akti të shkojë nga Këshilli i Ministrave.

Seanca në Kuvend për këtë çështje pritet të mbahet në ditët në vijim, ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ka dërguar mesazh deputetëve që marrin masat për të qenë prezent në sallën e Parlamentit, kurdo që të vendoset.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje ftesës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku konfirmoi pjesëmarrjen për në Bordin e Paqes dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar për Gazën.

“Përshëndetje kolegë dhe kolege! Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria, do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj, ky proces do të realizohet me procedurë të përshpejtuar, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do të kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem, merrni masa paraprakisht për sigurimin e prezencës”, shkruhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve socialistë.


Lajmi kryesor:

Shqipëria në Bordin e Paqes, Rama i përgjigjet Trump: Jam në gatishmëri të plotë për të kontribuar për Gazën! Vendi ynë aleat i palëkundur i SHBA-së