Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Rama, i cili tha se maskat e skeduara janë një lajm shpifës dhe se lëndojnë dhe helmojnë mendjen e një populli të tërë. Ai i bëri ftesë opozitës dhe Metës që të bashkojnë ekspertët dhe të punojnë për frenimin e koronavirusit, por Basha e refuzoi atë dhe e ka cilësuar këtë si një sulm ndaj opozitës dhe justifikime që qeveria përdor për të fshehur paaftësinë e saj. Basha kërkon që Rama të jap sqarime pse ka shpërndarë  1.2 milionë maska të skaduara.

'Në vend që të sulmojë opozitën Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.  Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve', tha Basha.