Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek drejtësia. Ai tha se drejtësia më parë ka qenë e kapur nga pushteti, ku solli edhe rastin e burgosjes së Fatos Nanos, për të cilin e cilësoi si i burgosuri i fundit poltikë që u fut në burg nga Berisha.
Ai tha se tashmë drejtësia është e pavarur nga politika dhe pushteti dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit.

‘Ne do jemi krenar shumë vite më votë është ajo që po ndodh me drejtësinë që të gjithë bufat e mëdhenj dhe të vegjël thonë ai në burg ky në burg, por për herë të parë që kur Shqipëria u bë shtet, për herë të parë në histori ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtet politikë. Drejtësinë e ka pasur në dorë vetëm një njeri ai që ka qenë i pari i qeverisë, i burgosuri i fundit politikë është Fatos Nano, sepse e futi në burg bufi i kënetës sepse e urdhëroi drejtësinë që të bëjë një çmenduri politike. Sot ne se kemi më në kontroll drejtësinë kemi bërë një reformën nw drejtwsi.
Altin Dumani nuk lindi këto 3 vite ka qenë këtu, nuk e sollën nga hëna as nga Amerika, NGA Shupenza ka bërë shkollën e keni dëgjuar Dumanin ju që thirri këtë e atë jo. Po ndonjë tjetër kishit dëgjuar thirri këtë dhe atë. Nuk ka pasur janë futur në burg ministra, por me urdhër nga i pari, kurse sot është diçka tjetër. Por sot janë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata thonë ku i ke shokët, shihni sa shok kam unë këtu. Bufi thotë më jepni votën në 11 maj dhe më 12 do shkrij SPAK', tha ai.
Teksa u ndal tek anëtasimi i vendit në BE, Rama tha në 11 maj shqiptarët duhet ti japin mesazh BE se e duan vendin në BE.
‘Në 11 maj Shqipëria që del nga zgjedhjet duhet ti jap një mesazh të fortë Europës. Prandaj dhe fushata jonë është me dy flamuj ata i ndjekin të gjitha se ca ndodh, se dhe nëse ne jemi shumicë se duam vendin në be kjo na jep ne më shumë shpejtësi për anëtarësim. Ata duhet që të shkojnë tek 5 për ti thënë BE ne jemi bashkë dhe e duam vendin në BE dhe duam pasaportën europiane. E mira është që me hyrjen në BE, Shqipëria merr një buxhet ekstra, duke nisur nga pensionet e gjyshërve ose prindërve, më shumë investime, shërbime më të mira dhe të gjitha këto kushtojmë dhe ne i bëjmë me taksa dhe i kemi më të ulëta në rajon, ne e kemi taskën zero për biznesin e vogël.
Nëse sot kthejmë kokën dhe shohim sa mbështetje kemi marr nga BE është diçka më shumë se 1 miliardë në këto vite qeverisje, kurse nëse bëhemi anëtarë më shumë se 1 miliardë ne do ti marrim çdo vit. Bujqësia, ne kemi marr më pak se 200 milionë nga BE në këto vite, dhe janë 300 milionë në vit vetëm për bujqësinë që do të marrim nëse ne do të bëhemi pjesë e BE’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama prezanton kandidatët në Lezhë: Futeshin në burg ministra me urdhër nga i pari i qeverisë, sot drejtësia e pavarur! Lista e PD humbëse, do bërtasin na vodhën
S.B/r.k./Shqiptarja.com
