Rama ftesë diplomatëve: Aplikoni dhe bëhuni pjesë e Misionit të Shqipërisë në BE! Do rritemi në numër dhe ekspertizë

Tashmë që Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rrugës drejt Bashkimit Evropian, qeveria kërkon ndihmën e diplomatëve dhe ekspertëve për marrëdhëniet ndërkombëtare për tu bërë pjesë e ekipit shqiptar në Bruksel.

Duke ndarë një video-mesazh të ministres së shtetit Adea Pirdeni, Kryeministri Edi Rama u shpreh se grupi i punës do të rritet në numër dhe ekspertizë.

“Thirrje publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e Misionit të Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë” shkruajti Rama.

Pirdeni thekson se “Administrate Publike Shqiptare dhe skuadra jonë e negociatave është gati për t’u përballur me të gjitha sfidat e mëdha që na presin përpara”.

“Por tani, më shumë se më parë kemi nevojë për ju, profesionistët më të mirë shqiptarë brenda apo jashtë vendit. Nëse jeni një ndër shumë ekspertët e Administratës Publike Shqiptare, ose vini nga një përvojë në shoqërinë civile, apo organizata ndërkombëtare, ejani dhe bëhuni pjesë e misionit të Republikës së Shqipërisë ne BE. Apliko dhe ti sot, që të jesh pjesë e ekipit kuqezi në Bruksel”, është mesazhi i Pirdenit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Biden, falje presidenciale për djalin e tij Hunter

Biden, falje presidenciale për djalin e tij Hunter