TIRANË- Nesër në orën 18:00, në selinë e PD kryedemokrati Basha do të zhvillojë një takim me ekspertë të emergjencave civile; me inxhinierë, arkitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit; ish drejtues në nivel qendror dhe lokal te emergjencave civile dhe institutit të ndërtimit; ish – kryetar bashkie, ish-prefektë, etj.
Në një kohë, kur kryeministri Edi Rama bëri thirrje që opozita të bashkohet në tryezën e ekspertëve, Basha ka vendosur që të zhvillojë një tryezë të veçantë në selinë blu.
"Tematika e takimit është marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që tu vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti - Si është menaxhuar situata nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes", njofton PD-ja.