Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT

Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, detaje nga operacioni sot në mëngjes në QSUT

Rama në QSUT, foto arkive

Kryeministri Edi Rama po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Burime për Report tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer për hernien inguinale.

Kryeministria informoi se kreu i qeverisë Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. 

 Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

Kryeministri e paralajmëroi ndërhyrjen kirurgjikale pak ditë më parë gjatë inspektimit të hapjes së spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza"

Lajmi ne perditësim...

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Spiropali shkon në Presidencë të takojë presidentin Begaj

Spiropali shkon në Presidencë të takojë presidentin Begaj