Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, ditën e sotme, pasi presidenti Ilir Meta firmosi "live" zhdekretimin e datës së zgjedhjeve me argumentin se po shmangë që vendi të shkojë në përplasje civile më 30 qershor.

Ai ka shpërndarë një postim të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali, në të cilën shkruhet: Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë! Bashkangjitur këtij postimi, kreu i qeverisë shkruan "Sigurisht"

Ditën e sotme ka pasur zhvillime në selinë rozë, ku menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme të presidentit Meta, Rama mblodhi kryesinë e PS, ku u vendosë që do të propozojnë në Kuvend shkarkimin e Metës. Gjithashtu, në kuadër të këtyre zhvillimeve politike, shefi i qeverisë është takuar mesditën e sotme dhe me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian. 

 


Postimi i kryeministrit Edi Rama