Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t'i përgjigjet akuzave të drejtpërdrejta të presidentit Ilir Meta, ndaj tij dhe faktorit ndërkombëtar me një shprehje të Aristotelit.

Zhvillimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, me mbështetjen e SHBA-BE, edhe pse kjo datë u zhdekretua, ka sjellë reagime të ashpra të presidentit Ilir Meta, të cilat i janë drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama duke e bërë atë fajtor kryesor të krizës politike në të cilën ndodhet vendi prej muajsh. Nisur nga këto akuza dhe konferenca e fundit ku fokusi ka qenë pikërisht ai, Rama ka reaguar me një shprehje të të filozofit grek. Duke marrë parasysh shprehjen që ai ka përdorur, mund të thuhet se për shefin e qeverisë ky reagim i numrit një të shtetit ndaj tij dhe partnerëve ndërkombëtar është i tepruar, që nuk i drejtohet njeriut që është shkaktar kryesor i krizës politike.

"Çdokush mund të inatoset - kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi", shkruan Rama.

 Ditët e fundit akuzave të kreut të shtetit ka hedhur akuza të forta ndaj ndërkombëtarëve, që nga ambasada e SHBA-ve deri tek ambasadori i BE-së, me këtë të fundit që e ka akuzuar se nuk e ka mbështetur në tentativën për të gjetur një zgjidhje.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama