Kryesocialisti Edi Rama nga Elbasani u ndal edhe në akzuat për inceneratorin, duke thënë se ka nisur punën dhe po pastron ajrin e qytetit. Për qytetarët kishte një mesazh, të cilëve u tha se nëse votojnë Xiken (Ilir Metën) do të shkojnë vetëm mbrapa, tek mali me plehra, që i referohet situatës para se të ndërtohej inceneratori.
Ndërkohë, komentoi edhe arrestimet që janë bërë për inceneratorët dhe tha se ka pasur edhe nga ata që kanë vënë interesin e tyre para të qytetarëve. Por, Rama u shpreh se për këta persona do të veprojë ligji dhe se nuk mund të fshihen në ‘ombrellën’ e Partisë Socialiste.
“Me Xhiken në krye, për ku? Sa më mbrapa. Te mali me plehra, aty ku po bëjnë platformën për të ardhmen, aty kishin malin me plehra. Pati probleme? Pati. Pati njerëz që deshën me nxjerr mjaltë nga plehrat? Ata kanë punë e vet, impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin pastër. Kështu ndodh, s’ke ca i bën, ndodhin edhe këto, por ama me ne është shumë e qartë kontrata. E dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për firmën e anës sonë, kush lëviz nga kuadrati i ligjit, i arsyes, së mirës, shërbimit ndaj njerëzve, sensit patriotik të punës, se do mjaltë për ta çuar në shtëpi, atëherë sikterr. Zorra qorre e mbajti në krye të takimeve, një njeri që ishte me pranga arrest shtëpie. Ata doni prapë ju? Jo, ja ku na keni ne. Dimë ti bëjmë neve edhe investimet edhe ndëshkimet, se investimet i takojnë këtij populli që pas shekujsh më në fund po sheh dritë se po negocion me BE. Shqipëria nuk është sot siç ka qenë me qafën e zorrës qorre, servilosu andej këtej, sot Shqipëria iu flet të gjithëve si i barabartë, vijnë mbahet samiti i BE”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama kërcen me socialistët në Elbasan: Më 14 maj të largojmë ‘zorrën qorre’ dhe Xhiken, janë turpi i botës (Berisha dhe Meta)
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?
23 Nëntor, 23:55
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Elbasan/ Iu gjet 130 litra naftë e kontrabanduar në shtëpi arresrohet, 29 vjeçari
23 Nëntor, 13:49
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24