Duke i krahasuar pjesën më të madhe të protestuesve para zyrës së tij personazhin Fabrice del Dongos të Stendal, i cili e idealizoi betejën e Vaterlosë si ëndrrën e lirisë por gjeti vetëm zhgënjim në një betejë të pakuptimtë, kreu i qeverisë Edi Rama u kërkoi të mos bëhen instrument në duart e të tjerëve.
“Kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t'u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera. Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë”, tha Rama.
Rama thotë se mllefi botëror ndaj projektit nuk lidhet me këtë të fundit, por me emrin e Presidentit Trump.
“Bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Presidentit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me Nartën”, u shpreh ai.
Kjo sipas kreut të qeverisë, i hapi rrugën edhe atyre që zemërimin dhe dyshimet e qytetarëve mbi projektin, po kërkojnë ta kthejnë në një revolucion imagjinar për interesa të karrierës së tyre politike.
“Gjithë kjo urrejtje dhe ky mllef, dhe ky zemërim që ka natyrë politike, ideologjike, çfarë të doni, arsye që s'na interesojnë, krijoi kushtet që të hapej edhe një kanal, një revolucion imagjinar për ata që menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër”, vijoi kryeministri.
Në fund kreu i qeverisë përsërit edhe një herë se është gati të bashkëpunojnë, por për një bashkëpunim brenda realitetit për ta bërë sa më të mirë projektin dhe për ta rrëzuar, ndërkohë që ai është në lindje e sipër.
Deklarata e plotë e Edi Ramës:
Dua ta nis këtë bllok shënimesh me një histori të shkruar nga një prej ustallarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha një personazhi të jashtëzakonshëm, Fabrice del Dongos, një nga zhgënjimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të historisë së letërsisë.
Fabrice del Dongo ishte një i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, që u nis drejt Ëaterloo-së me zemrën në zjarr.
Në imagjinatën e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan për heronjtë, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai ëndërron lavdinë, ëndërron madhështinë, ëndërron pjesëmarrjen në një epope të paharrueshme dhe natyrisht ëndërron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë ai e kishte vetëm ëndërruar, por kur mbërrin në Ëaterloo, gjithçka shembet. Përballë tij nuk ka asgjë nga bukuria e ëndrrës. Ka baltë, tym, pluhur, ulërima, erë gjaku, plagë të hapura, këmbë të këputura, koka të shpartalluara, njerëz që vriten dhe nuk kuptojnë asgjë.
Ushtarë që ikin po aq të tmerruar sa ata që sulmojnë dhe pse-ja humbet çdo mundësi për të marrë një përgjigje. Një heroizëm imagjinar tretet në kaosin e realitetit brutal. Ëndrra romantike për historinë përplaset me historinë e vërtetë. Dhe historia na kujton pikërisht këtë. Jo sa e rrezikshme është të kesh ideale. Të kesh ideale është e jashtëzakonshme, është e shëndetshme, është energjia e mirë që të çon përpara, por e rrezikshme është që idealet t'i lësh të ndërtohen mbi iluzione apo, më keq akoma, t'i lësh në duar që mund të kthehen në pengmarrëset e tua. Sepse atëherë, kur ëndrra nuk bëhet më një dritë që ndihmon të kuptosh botën, por një perde që të pengon ta shohësh atë, ajo nuk është më një ëndërr, ajo është një makth dhe ky është edhe makthi dhe mallkimi i epokës sonë, ku iluzionet nuk prodhohen më vetëm nga propaganda apo fanatizmi si dikur, por ato prodhohen edhe në hapësirën e lirisë, me pakufishmërinë e mundësisë për të përzgjedhur dhe shumëfishuar nga algoritmet, të cilat nuk kanë asnjë interes për të vërtetën, por vetëm për vëmendjen tonë, narrativa të rreme, rrugë të gabuara dhe shembje të dhimbshme iluzionesh.
Sa më shumë zemërim, sa më shumë frikë, sa më shumë tronditje, aq më shumë shpërndahet iluzioni se, pak nga pak, duke u shkëputur nga realiteti, njeriu, në realitetin e kuruar nga algoritmi, mund të ndryshojë botën, mund të shembë atë që e pengon të jetë i lumtur. Mund të bëjë një kapërcim të ëndërrt pa gjykuar më mbi faktet, por mbi një version faktesh që i serviret pa pushim, e pa pushim, e pa pushim në ekranin e celularit. Pa ndjekur domosdoshmërisht të vërtetën, por duke u bërë pjesë e një historie të ndërtuar për të, të montuar, të amplifikuar dhe të rrethuar me të tjerë si pjesë e diçkaje që të bën të mendosh se ti po përjeton mishërimin e bindjes tënde të ndarë me shumë të tjerë dhe papritur nuk je më vetëm.
Prandaj edhe sot ka shumë njerëz që dalin në protesta me bindje të sinqerta, siç ka këtu jo shumë larg nga ku po flas, njerëz që mendojnë sinqerisht që duke dalë në protestë po mbrojnë natyrën, po mbrojnë flamingot, po mbrojnë një pasuri që i përket të gjithëve. Gjithçka është fisnike dhe legjitime dhe meriton shumë respekt si qëllim, por po i mbrojnë nga kush? Po i mbrojnë nga unë, po i mbrojnë nga ne? Që natyrën, mbrojtjen e natyrës, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ndalimin e prerjes së pyjeve, i kemi pasur lajtmotiv dhe i kemi lajtmotiv të punës sonë. Dhe prandaj edhe thjesht, thirrja ime është që, me respekt për motivin, nuk duhet përjashtuar detyrimi për të verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysmë të vërteta, nga pamje të shkëputura nga konteksti, nga sloganet që qarkullojnë më shpejt se provat, nga një algoritëm që shpërblen gjithmonë atë që trondit, jo atë që shpjegon, atëherë idealizmi, dëshira e sinqertë, nevoja për t'u shprehur në një komunitet, kthehet në instrument, në instrument në duart e atyre që kanë interesa krejt të tjera.
Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zvërnecin, se po mbron Shqipërinë, ndërkohë që po mbron interesat e dikujt tjetër, për të cilin interesat e Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë.
Njeriu mendon se po lufton për diçka shumë fisnike, ndërkohë që është bërë një ushtar në një betejë që faktikisht nuk është më e tija. Ashtu si Fabrice del Dongo, ai hyn në fushën e betejës i tërhequr nga magneti i një ëndrre fisnike dhe dalëngadalë rrezikon të zbulojë shumë vonë se beteja ku u përfshi nuk ishte ajo që kishte besuar dhe mësimi i Fabrice del Dongos nuk është të heqësh dorë nga ëndrrat, nuk është të heqësh dorë nga dëshira fisnike që të jesh një ushtar i natyrës, që të jesh një vullnetar në mbrojtje të biodiversitetit, që të jesh një zë, një aktivist në kërkim të një harmonie sa më perfekte mes natyrës dhe zhvillimit.
Përkundrazi, është të mos lejosh që ëndrra të bëhet më e fortë se e vërteta dhe që, duke u bërë fanatik, të rrëzosh mundësinë e bashkëpunimit me faktet dhe me të tjerë që ti nuk do ta shohësh se mendojnë si ti. Duan të njëjtën gjë që do ti.
Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit dhe të nxitura nga interesa të tjera që nuk janë fare interesat tona, nuk janë fare interesat e Shqipërisë, në një betejë të globalizuar, jo se bota papritur u zgjua e alarmuar për fatin e flamingove, por se bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Presidentit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë fare me Nartën dhe gjithë kjo urrejtje dhe ky mllef, dhe ky zemërim që ka natyrë politike, ideologjike, çfarë të doni, arsye që s'na interesojnë, krijoi kushtet që të hapej edhe një kanal, një revolucion imagjinar për ata që menduan gabimisht se u bë deti kos për lugën e ndryshkur të karrierave të tyre politike apo për partiçkat e tyre të reja, që u bënë shumë shpejt të vjetra, të vogla, që duan të rriten duke hedhur gurë, duke fshehur duart, duke nxjerrë një dorë, duke mbuluar një dorë tjetër.
Unë jam këtu, ne jemi këtu për të bërë së bashku më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin, për flamingot, por ama për të bashkëpunuar me realitetin, jo jashtë realitetit. Për të ndarë së bashku faktet dhe jo për të fluturuar në një territor ku faktet nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mbi të gjitha për të diskutuar për një projekt, i cili ende nuk është gati dhe për t'u marrë me mënyrën se si projekti mund të bëhet sa më i shkëlqyer dhe jo për ta rrëzuar, ndërkohë që ai është në lindje e sipër.
Besoj që ky shënim, ose më saktë kjo hyrje në këtë bllok shënimesh, është e mjaftueshme për ta quajtur bllokun të mbyllur për sot, sepse çdo gjë tjetër e keni mësuar nga burimet e tjera të lajmeve, nëse keni mësuar, por edhe në mos e paçi mësuar akoma, është më pak e rëndësishme sesa prezantimi me Fabrice del Dongo.
Komente











Per "filanin" shko kontrollo syte dhe veshet, se qenke bo per urgjence. Sa per trute, nese i ke. Marre ilaçet, mos harro t'i pish. Perndryshe, taksirat edhe nje vizite te dr. i syçkave. Mos i le pasdore.
PërgjigjuPo, liri ne mendim dhe respekt për të kundërtën. Gramatika është korrekt. Fabrice del Dongo , e ka shkrujt Longo. Herës tjetër komento mbi artikullin nqs ke mendim dhe je i lirë të shprehesh nqs je pjesë e administratës.
Zoti Kryeministër, Shqipëria dhe e e gjithë shqiptaria është e lodhur me të gjithë klasën politike prej 30 vitesh. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi përveç se lyerjeve sipërfaqësore të ndërtesave dhe rrugëve të riasfaltuara. Ju (qeveria juaj) nuk u fokusuat tek vitalizimi i fshatrave etj. Ju mund të përmendni çdo lloj " Fabrice del Longo". Duhet komunikim me popullin, transparencë, dhe jo arrogancë,kokëfortësi dhe shpërfillje. Në 2026 e ke pothuajse treçerekun e pallateve me çisterna për ujë, sepse nuk ka ujë 24 orë. Le të mos flasim për dritat etj. Ju nuk u fokusuat tek spitalet, por spitalet e rretheve i kthyet ne koteca për pulat. Nuk mund te shkojmë përpara vetëm duke sharë kundërshtarët. Dmth mund te jemi nje Toscana e dytë, por ju nuk doni se vjedhja ka dalë 'ashiqare". Jeni koshient për këtë, pavarësisht se nuk mund ta pranosh. Duhet komunikim dhe respekt për të gjithë ,jo vetëm për ata që ju kanë votuar.
Përgjigju