Rama: Konsultohemi me PD për emrin e Presidentit të ri! Ilir Meta, personazh grotesk e anti-ligjor, do e shkarkojmë në bllok për të çminuar Presidencën (VIDEO)

Shkarkimi i Ilir Metës është një rrugë që nuk do të ketë kthim pas për Partinë Socialiste, e cila do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta shkarkuar atë në bllok. Për emrin e presidentit të ardhshëm, qeveria do të konsultohet me PD edhe pse aktualisht nuk ka ende asnjë emër në mendje.

Duke e cilësuar si një personifikim të anti-ligjit dhe shkeljes hapur të Kushtetutës, kryeministri Edi Rama tha se ai është një turp për të gjithë shqiptarët dhe për vendin që të përfaqësohet nga figura e tij.

Kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta është një personash grotesk dhe turpërues, që me largimin e tij përfundimtar do të bëhet edhe çminimi dhe çlirim i institucionit të Presidentit të Republikës. Gjithashtu kryeministri Rama shoi njëherë e mirë çdo dyshim se mes PS dhe LSI do të ketë ndonjëherë bashkëpunim në të ardhme, duke thënë se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë as me Ilir Metën dhe as me partinë e tij.

"Me Ilir Metën dhe partine e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet shkarkuar si një personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga shqiptarët më 25 prill, një personash grotesk që turpëron Shqipërinë me praninë  e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të çminuar institucionin e Presidenti të Republikës duke votuar në bllok shkarkimin e tij dhe  se ky shkarkim nuk ka lidhje me asgjë tjetër përveç pozicionit tone publik krah anës dërrmues të popullit  që nuk duan ta shohin më atë si President. Ne nuk kemi ende një emër zëvendësues, por do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri", tha Rama

Këto deklarata kryeministri Edi Rama i bëri gjatë takimit me deputetët e PS në Pallatin e Brigadave, ku u përveçse i uroi për punën e bërë që çoi në triumfin e pakundërshtueshëm të PS në zgjedhjet e 25 prillit me 74 mandate, por theksoi se ky mandat i tretë historik nuk do i ngjajë dy të parëve, por do të njoh një dimension të ri në marrëdhëniet me PD duke qëndruar larg politikës së vjetër konfliktuale. Gjithashtu ai u bëri thirrje socialistëve që të bëhen gati për mandatin e 4 në 2025-ën, por dhe për një fitore në zgjedhjet lokale që mbahen pas dy vitesh. Rama dha edhe lajmin se më 12 qershor do të mbahet Kongresin i jashtëzakonshëm i PS që përkon me ditëlindjen e saj të 30-të dhe do të shërbejë për hapjen e partisë.

Procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i Presidentit të Republikës ka nisur ku Kuvendi pak ditë më parë ngriti Komisionin Hetimor që  do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit dhe më pas do të miratojë raportin ku kërkohet shkarkim i tij që do të duhet të votohet në Kuvend me 2/3 e votave. Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda që ai ka bërë me Kushtetutën.

 "Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën me angazhimin e hapur në fushatë në krah të opozitës dhe kundër mazhorancës. Deklaratat e tij kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë, me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta, para dhe gjatë zgjedhjeve, ka nxitur dhunë, urrejtje, ndasi si dhe vetëgjyqësi dhe sjelljet dhe mesazhet e tij publike janë në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit dhe të papajtueshme me Kushtetutën", thuhet në raportin e 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij.

Vetë Ilir Meta nuk e ka njohu punën e Komisionit Hetimor duke thënë se "s'do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare" dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor. 

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rama lë Vlorën pas 8 vitesh dhe zgjedh të jetë deputet i Durrësit, a ka bërë kryeministri zgjedhjen e duhur?

Komento

Komente

  • Katër dyshat: 11/05/2021 01:13

    President duhet ose Majko-Lleshaj-Basha

    Përgjigju
  • Ilda: 10/05/2021 17:13

    Sander LLeshaj president

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Me pamje nga bukuritë magjepsëse të Leskovikut Rama uron një ditë të mbarë (VIDEO)