Londër, ku ndodhet për Samitin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet nesër, kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale.

I pyetur mbi gjendjen e Europës aktualisht dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare të politikës, kreu i qeverisë tha Bashkimi Europian dhe kontinenti në tërësi duhet të reflektojë sa nuk është vonë për mangësitë dhe problemet që ka, para se të parakalohet nga konkurenca. 

“Besoj që nëse dikush do të kuptojë më mirë se çfarë ndodh me Europën, duhet të hapë veshët dhe të dëgjojë të tjerët jashtë Europës, të dëgjojë mendjet e mëdha dhe të ndritura, të atyre që e shohin globalisht të vdekur arenën, të gjithë ata e shohin Europën si një gjigant të vjetër, të lodhur, që nuk është më në gjendje të ngrihet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar. Për shembull, ka një fakt të thjeshtë që më pak se 40 vjet më parë PBB e Europës ishte më e madhe se e Kinës, sot janë në nivel të barabartë dhe më pak se 20 vjet Kina do të ketë PBB dyfishin e Europës”,- tha Rama.\

Sa i përket objektivit të Shqipërisë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian, kryeministri Rama tha se për qeverinë e vendit ky është prioritet.

‘Në Shqipëri ne kemi shumë ëndrra dhe ambicie për ta transformuar vendin tonë dhe për ta bërë anëtare të BE për të zënë vendin që la bosh Britania, por ne nuk kemi bekimin që ju dhe demokraci të tjera kanë që të kenë universitetet më të mëdha dhe që kanë një kapacitet kaq të madh për të menduar për të ardhmen saqë më lë pa mend se si nuk përdoret nga qeveritë",- tha Rama.

Më tej, ai tha se për shqiptarët Bashkimi Europian është si një fe.

"Për ne në Shqipëri Bashkimi Europian është një fe. 92% e njerëzve duan që Shqipëria të jetë në BE. Kemi një politikë të polarizuar që nuk biem dakord sa është ora, por kur bie fjala për Bashkimin Europian, të gjithë jemi bashkë”,-tha Rama.

I pyetur për deputetin britanik Nigel Farage, i cili kohëve të fundit ka sulmuar komunitetin shqiptar në Britaninë e madhe duke e etiketuar si burim kriminaliteti, Rama tha se pavarësisht mënyrës jo të duhuar që ka zgjedhur, ai trajton probleme që shqetësojnë vërtetë vendin e tij.

“Unë kam prirje të besoj se të veçosh Farage si problemin, praktikisht është të largohesh rrënjëve të problemit. Farage nuk është problem, është pasqyra ku njerëzit mund të shohin në mënyrë teatrale disa prej problemeve. Unë nuk besoj se ai ka zgjidhje, por nuk ka aspak dyshim që zgjidhja nuk është ta shfaqësh atë si kokë turku; zgjidhja duhet të jetë të zgjidhësh problemet dhe t’i bësh njerëzit të besojnë te ky vend i madh”,- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Rama batuta në Londër: Trump ka gjithmonë të drejtë! Jam më i gjati ndër liderët, por…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë gjatë vizitës në Londër në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.

I pyetur në lidhje me opinionin e tij mbi qëndrimin e Trump për marrjen e mineraleve në Ukrainë, Rama u shpreh me batutë se edhe pse është “më i gjati ndër liderët”, është i vetdijshëm se Shqipëria është vendi më i vogël.

Në këtë kontekst, ai theksoi se Shqipëria nuk mund të japë përgjigjje mbi çështje globale të këtij niveli.

“Nëse më pyet mua a ka Trump të drejtë, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se Trump ka gjithmonë të drejtë”, u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Po të më pyesësh a ka Trump të drejtë? Ç’përgjigjje të mundshme doni përveçse Trump ka të drejtë. Unë kujtoj gjithmonë një diçka mjaft e mençur që dikur tha Clinton.

Ai tha ose deklaroi rendi shumëpalësh është në interesin, duhet të bëjmë gjithçka për ta forcuar. Do ta ndihmojë shumë kur të jemi vendi i dytë.

Besoj shumë se rendi shumëpalësh nuk do zhduket. Po përballet me një moment shumë të vështirë, por është një moment që sigurisht që rrjeti institucioni që përfaqësojnë interesin e rendit shumëpalësh po vihet në pikëpyetje.

Kjo do ndihmojë që rendi shumëpalësh të rishpiket. Është e qartë se rendi shumëpalësh ka qenë fitimprurës në shumë pjesë. Kur Trump sulmon atë që çka qenë deri tani rendi shumëpalësh ka një argument. Përgjigja e të gjitha pikëpyetjeve, duhet gjetur në një rend shumëpalësh. Në një rend botëror. Në një rend të rishpikur të sigurisë.

Kemi marrë gjëra të mirëqenë dhe në një farë mënyre, të jetosh në këtë pjesë të botës me të gjitha gjërat e jashtëzakonshme pas periudhës më të gjatë pa luftë na ka bërë europianët të marrin shumë më tepër veten për referencë. Na ka bërë të humbasin lidhjen me realitetin e botës.

Pata nderin dje isha ulur me një zotëri nga Siria, ministër i qeverisë së re siriane. Po i thoja që për mua ishte mbresëlënëse dhe patëm një debat të madh në Mynih këtë vit pasi ministrat e jashtëm vizituan Sirinë dhe thanë jemi gati të jemi miqtë tuaj nëse përputheni me vlerat tona.

Ora 19:21
'BE për vende si yni është bekim', Rama: Burim dije si ndërtohen institucionet dhe shteti i së drejtës

 

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se dëshira që Shqipëria të bëhet pjesë e BE nuk është diçka e imponuar nga askush. Sipas kryeministrit, futja në BE është një mundësi e mirë për të ndërtuar institucione më të forta dhe një shtet të së drejtës.

‘Askush nuk ka na detyruar që të jemi pjesë e BE, ne duam që të jemi pjesë e BE, sepse duam që të kemi lirinë për të pasur të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës, çdo gjë është e mëshiruar në ekzistencën e BE. BE është bekim për vende si yni që janë vende që nuk kanë një traditë të fortë dhe afatgjatë institucionesh dhe si rrjedhojë BE është burimi më i madh i dijes se si të ndërtohen institucionet, si të ruhen ekuilibrat mes pushtëve dhe kështu me radhë.

Kjo e bënë të ardhmen tonë shumë më të sigurt se ajo e vendeve të tjera që s’kanë pasur mundësinë që të bëhen pjesë e BE. Për ne BE është një bekim i madh dhe po punojmë fortë, jo se duam që të kënaqim Brukselin, por është më mirë për qytetarët tanë. Ne tani jemi në kohëra të tjera dhe një nga gjërat që janë mjaft të prekshme është se pjesës tjetër së botës i ka ardhur në majë të hundës me leksionet e perëndimit. Nuk është më një botë ku i rritur është perëndimi dhe të tjerët janë ata të dobëtit. Ne duhet që të gjejmë një tjetër mënyrë për të bashkekzistuar dhe për t’i lënë të tjerët që të jetojnë’, tha ai.

Ora 19:15
Rama në Londër: Bashkimi Europian për shqiptarët është fe

 

Kryeministri Edi Rama shprehet se për shqiptarët Bashkimi Europian është si një fe. I ftuar në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, në Londër, kreu i qeverisë tha se edhe politika vendase në Shqipëri, pavarësisht se është tejet e polarizuar, ajo është plotësisht e bashkuar kur bëhet fjalë për Bashkimin Europian.

“Sa herë që kam shansin të takoj Volodymyr Zelenskyn dhe më pyet si je, si po shkojnë gjërat, unë i them që kur të shoh ty, vendi im është më i lumturi i botës dhe vendi im është parajsa. Gjithçka është relative. Jemi bërë në një mënyrë të tillë që të kemi prirjen t’ia harrojmë të keqen dhe nuk mjaftohemi kurrë me të mirën, por në fund të fundit mendoj që Shqipëria është në një pozitë të mirë. Tani jemi në një moment përshpejtimi shumë të madh në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Ata e kuptojnë që duhet të bëjnë gjithçka për të bashkuar Ballkanin Perëndimor në BE. Tani e kuptojnë që BE është i vetmi realitet në historinë e hartave që ka dy kufij, një të jashtëm dhe një të brendshëm. Brenda atij të brendshmi gjendemi ne, Ballkani Perëndimor. Nëse gjërat do të vazhdojnë si sot, besoj që brenda kësaj dekade do të jemi anëtarë të BE-së. Vizioni i Shqipërisë përcaktohet shumë nga historia jonë. Ne nuk kemi pasur kurrë mundësinë që të kishim një moment që të jetonim sipas mendjes tonë. Kemi pasur forca të tjera që na janë imponuar. Tani është momenti kur ne jetojmë sipas zgjedhjes sonë dhe duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Për ne në Shqipëri Bashkimi Europian është një fe. 92% e njerëzve duan që Shqipëria të jetë në BE. Kemi një politikë të polarizuar që nuk biem dakord sa është ora, por kur bie fjala për Bashkimin Europian, të gjithë jemi bashkë”,-tha Rama.

Ora 19:07
Rama: Kemi ambicie për ta transformuar Shqipërinë! Duam që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian

 

Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Rama tha se ambicia e qeverisë është transformimi i Shqipërisë dhe futja në Bashkimin Europian.

‘Në Shqipëri ne kemi shumë ëndrra dhe ambicie për ta transformuar vendin tonë dhe për ta bërë anëtare të BE për të zënë vendin që la bosh Britania, por ne nuk kemi bekimin që ju dhe demokraci të tjera kanë që të kenë universitetet më të mëdha dhe që kanë një kapacitet kaq të madh për të menduar për të ardhmen saqë më lë pa mend se si nuk përdoret nga qeveritë. Ju nuk keni nevojë që të shpikni rrotën, në Shqipëri na duhet që të shpikim rrotën, por këtu mjafton që të thoni na jepni sugjerime dhe ide dhe do t’ju vinin nga të gjitha llojet e ideve dhe do t’ju ndihmonin dhe do t’ju bënim që të merrnit rëndësi në sy të këtyre njerëzve. Nëse pyesni 50 universitete më të mira të Europës për një plan paqe dhe si do të dukej një Europë ndryshe dhe si Britania të dal nga kjo zymtësi e momentit do t’ju jepnin mjaftueshëm ide’, tha ai.

Ora 18:59
Rama: Shqipëria do kulturën dhe letërsinë ruse, por nuk do Putinin dhe Rusinë aktuale

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, ku nesër pritet të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Sot ai mori pjesë më Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, ku foli edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë.

“Ne e duam Dostojevskin dhe gjithçka që na ka dhënë kultura ruse, por nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale”,- tha Rama.

Nëse është takuar ndonjëherë me presidentin rus Vladimir Putin. Rama e mohoi prerë:

“Jo, faleminderit! Nuk jam takuar.” 

I pyetur se sa shanse ka që Rusia të pranojë sinqerisht paqen në Ukrainë dhe me fqinjët europianë, Rama e dha përgjigjen me anë të një anektode.

“Ka një histori, nuk e di sa e njihni, për himnin rus. Himni rus u kompozua kohë më parë dhe pas ndryshimit në politikën e Moskës, pas heqjes dorë nga Stalini, Hrushovi i kërkoi autorit të himnit të ndryshonte tekstin. Më pas, kur Rusia u bë e pavarur nga Bashkimi Sovjetik, Jelcini mori në telefon autorin dhe i tha: duhet ta ndryshojmë tekstin. Dhe ky autor shumë i moshuar, nga varianti i parë i tekstit, e ndryshoi tekstin, dhe më pas Putini kërkoi ndryshimin e tekstit. Muzika nuk ndryshoi kurrë. Pra, në Rusi ndryshon teksti, por kurrë muzika”,- tha Rama

Ora 18:50
Lufta Rusi-Ukrainë/ Rama: Është legjitime të mbështesësh Kievin, ende nuk ka një plan paqeje

 

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, ku foli edhe për luftën Rusi-Ukrainë. Ai tha se armëpushimi u pranua nga të gjithë kur u kërkua nga presidenti i SHBA Donald. Rama theksoi se duhet që të ketë mbështetje për Ukrainën të cilës po i merren territoret nga Rusia. 

Agresioni rus në Ukrainë për disa vite, Europa e vuri veten në autopilot. Tani situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo që tha Orban se duhet një armëpushim ishte një fjalë e papranushme dhe kur e përmendi Trump u bë e pranueshme dhe të gjithë filluan që të kërkonin një armëpushim por mesa duket shumë vonë. Ajo që më vonë është se deri sot Europa s’ka një plan paqe të vetin. Është legjitime të mbështesësh Ukrainë dhe integritetin territorial dhe të kundërshton marrjen me forcë të një cope toke nga një vend tjetër, ndërsa po mendojmë të riarmatosemi dhe të mbështesim Ukrainën me armë ngjanë e çuditshme se nuk kemi një plan paqeje. Na duhet një plan si duket kjo paqe. Mungesa e tij na bënë të varur nga çfarë do gjë që do bëjë Uashintoni’, tha ai.