Rama në Milano: Ishte koha kur Umberto Bossi bënte thirrje që shqiptarët të vriten në det, i bleu djalit diplomë te ‘Kristali’ i Saliut

Në takimin me shqiptarët në Itali kryeministri Edi Rama ka folur edhe për paragjykimet ndaj emigrantëve shqiptarë shumë vite më parë. Kreu i qeverisë kujtoi edhe thirrjet e Umberto Bossit, ish drejtues i ‘Lega Nord’, që shqiptarët të vriten në mes të detit. Po ashtu Rama tha se djali i tij bleu në Shqipëri diplomë në universitetin privat ‘Kristal’ në kohën e Berishës.

'Në sytë e italianëve të viteve ’90, asgjë nuk e lidhte Shqipërinë e para luftës, provincën e dikurshme të Italisë kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që pikërisht nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht. E kush nuk i kujton ato kohë me damkën: “E’ stato un albanese”, kur zienin debatet në kanalet politike italiane. Ishte koha e një farë Umberto Bossi, një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë, një personazh që dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë i cili këtej e bëri çorap Italinë, andej shkoi, i bleu djalit diplomën tek një nga ato universitetet Kristal dhe Vitrina të Saliut të dytë.'- u shpreh Rama.

Kujtojmë se Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, mori disa vite më parë diplomën e studimeve universitare në Shqipëri, kjo sipas hetimeve të Prokurorisë së Napolit dhe Milanos mbi partinë “Lega Nord”. Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që u lëshua nga universiteti privat “Kristal” në shtator të 2010-s. Sipas mediave italiane asokohe dyshohej se diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord. 


Lajmi kryesor:

Turi me diasporën/ Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë përbashkuesit e 2 brigjeve të Adriatikut! I fton të kthehen: Fati europian s'ka shans të ndryshojë


M.Q./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Arrestohet në flagrancë punonjësi i IMT-së, mori ryshfet nga qytetari për të mos i vënë gjobë

Berat/ Arrestohet në flagrancë punonjësi i IMT-së, mori ryshfet nga qytetari për të mos i vënë gjobë