Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Uashingtonit ku do të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituuese të Bordit të Paqes, mbledhje kjo e thirrur nga presidenti Donald Trump më datë 19 shkurt. Sfida e parë e këtij Bordi është rindërtimi i Rripit të Gazës.
Shqipëria gjithashtu do të formalizojë dhe marrëveshjen për tu bërë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar me statusin vend anëtar themelues. 19 shtetet e tjera anëtare e firmosën marrëveshjen në Davos më 22 Janar, përfshirë këtu dhe Kosovën. Rama mungoi pasi në atë ditë priti në Vlorë për një vizitë vajzën e presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump.
Sot ministrja e Jashtme Elisa Spiropali i është përgjigjur interesit të gazetares së Report Tv Danjela Maloku, duke sqaruar angazhimin e Shqipërisë dhe detyrimet financiare të vendit në Bordin e Paqes.
Spiropali është përgjigjur se në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por sigurisht që referuar dhe statutit të organizatës, Shqipëria ka detyrimet e saj si vend anëtar themelues. Spiropali theksoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat e tjera siç është OKB, por është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet për paqen dhe stabilizimit të situatës në Gaza.
‘Kryeministri është nisur drejt SHBA ku do të marr pjesë në takimin e parë të Brodit të Paqes. Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri në rolin e vendit anëtar themelues, në këtë fazë nuk ka detyrime financiare. Shqipëria është e angazhuar për tu përfshirë në procesin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza, këtë angazhim e kemi marrë dhe sot do të prezantohet nga Trump dhe lista e vendeve që janë angazhuar. Angazhimet e tjera financiare nuk ka. do shohim në një fazë tjetër dhe në diskutime të gjëra dhe me partnerët tanë dhe anëtarët e tjerë të bordi. Do të shohim në bazë të statuti si vend themelues dhe detyrimet tona. Synimi fisnik i bordit, nuk është të zëvendësojë organet e tjera siç është OKB, as është një projekt alternativ për BE që mbete synimi ynë madhor, është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet”, tha Spiropali.
Presidenti Trump ka deklaruar se disa shtete anëtare të Bordit të Paqes, kanë premtuar më shumë së 5 miliardë dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për t’i siguruar Shqipërisë vendin në organizatë dhe as për të përfituar mandatin e përhershëm. Për këtë të fundit, Karta e Bordit parashikon se mandat të përhershëm do të kenë vetëm ato vende që do të kontribuojnë mbi 1 miliard dollarë brenda vitit të parë në Bord. Shqipëria gëzon një mandat prej 3 vitesh. Të vetmet kosto, siç parashikon Karta e Bordit, do të jenë kontribute vullnetare për organizatën të cilat do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme.
Marrëveshja për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes u ratifikua në Parlamentin e Shqipërisë më datë 22 janar me 110 vota pro. Kjo çështje si rrallë herë, bëri bashkë votat e opozitës me ato të mazhorancës.
Një delegacion i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar takime me krerët e politikës. Burime për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi bëjnë me dije se Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka debatuar me Taulant Ballën sa i takon pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Pse Shqipëria pranoi menjëherë, kur BE nuk e ka bërë”, pyeti ai.
“Sa i përket SHBA ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Zoti Gahler bën mirë të pyesësh Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë”, tha Balla.
Mësohet se Balla ngriti shqetësimin për gjyqin e Hagës kundër udhëheqësve të Kosovës
“Çdo përpjekje për te barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Parlamenti Europian ta ndjekë”, tha Balla.
Komente









Shkofsh per te miren e gjithe shqiptareve!
PërgjigjuPaska dol edhe mjkell xheksoni ha ha ha
Përgjigju