TIRANË- Një dokument i publikuar nga kryeministri Rama, të cilin thotë se ia ka dërguar një ndjekës që ka humbur familjen në luftën e Kosovës, zbulon një detaj shumë të rëndë për Dritan Goxhajn, që të hënën u shfaq në protestë dhe artikuloi kërkesat në drejtim të qeverisë.
Goxhaj gjatë gjithë kësaj kohë ka pretenduar se ka qenë luftëtar i UÇK në Kosovë dhe Preshevë por në fakt në dokumenti i firmosur nga një prej ish drejtuesve të UÇK, Xheladin Gashi i njohur si komandant Plaku, thuhet se Dritan Goxhaj, kishte refuzuar të luftonte.
Në dokumentin e UÇK-së të tregohet se si më 14 prill 1999, në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan mbërritën si vullnetarë katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Çyrmishaj dhe Agim Sallaku. Të katërt oficerët ishin transportuar aty nga Dritan Goxhaj, ndërsa sipas dëshmive të zbardhura në dokument, Goxhaj i pyetur nga oficerët nëse do të qëndronte për të luftuar për çlirimin e Kosovës është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës”.
Rama thotë se dokumentin ia dërgoi një person i cili humbi familjen gjatë luftës së Kosovës, ndërsa shkruan se sikur krejt botën t’ia falin, nuk hedh asnjë pikë balte mbi flamurin e UÇK-së, jo më për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman.
“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah!
Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, shkruan Rama.
Postimi i këtij dokumenti vjen pasi Dritan Goxhaj u shfaq dje në protestë dhe artikuloi kërkesat kundrejt Ramës, duke nisur nga dorëheqja e tij, krijimi i një qeverie teknike dhe kufizimi i ushtrimit të mandatit të kryeministrit deri në 2 mandate. Mirëpo, në kërkesa nuk u përmend në asnjë moment opozita e Sali Berisha.

Dokumenti i publikuar nga kryeministri Edi Rama

Deputeti socialist Ulsi Manja thotë se ultimatumet që Dritan Goxhaj renditi dje drejt qeverisë si zëdhënës i vetshpallur i protestës 23-ditore në Tiranë, janë autorësi e Iranit, dhe këtë dyshim e përfocon mbështetja e Olsi Jazexhiut, "i njohur për qëndrimet e tij publike antiamerikane, antizioniste dhe si fans i madh i Iranit".
Deklarata e plotë e Ulsi Manjës:
Mbrëmë dhe sot kam ndjekur me shumë kuriozitet debatin që ka shpërthyer mbi zëdhënësin zyrtar të vetëdeklaruar të protestës, Dritan Goxhaj. Kam përcjellë me vëmendje qëndrimet pro dhe kundër tij këtu në Shqipëri dhe në Kosovë.
Por më mbeti në mendje mbështetja që Dritan Goxhaj mori nga Olsi Jazexhi, një person i njohur për qëndrimet e tij publike antiamerikane, antizioniste dhe si fans i madh i Iranit.
Për shqiptarinë e këtij Jazexhiut, besoj se ai s’ka nevojë për përkthyes, sepse e thotë vetë, me zë dhe figurë, se identiteti fetar është mbi identitetin kombëtar.
Por pyetja që do një përgjigje është: pse platforma e parë politike për “Shqipërinë e Re” (se mund të ketë edhe të tjera) zgjati kaq gjatë dhe doli në javën e katërt të protestës?
Pse mbrëmë Dritan Goxhaj, si zëdhënës i vetëdeklaruar i protestës, mezi i lexoi pikat e ultimatumit ndaj qeverisë së Tiranës?
Ka një përgjigje për të dyja pyetjet. Deklarata e ultimatumeve për qeverinë është shkruar me dorën e IRGC-së iraniane dhe Jazexhiu do t’ia ketë përkthyer keq nga persishtja Goxhajt!
Por sot kam parë edhe shumë reagime pro dhe kundër për rolin e Dritan Goxhajt në UÇK. Lavdi Zotit, UÇK-ja i ka heronjtë e saj të gjallë dhe të gjithë ne kor kanë dënuar gjuhën antiamerikane dhe antizioniste dhe janë distancuar nga Dritan Goxhaj me shokë.
Tani pyetja nuk është më pse Olsi Jazexhiu e mbështet Dritan Goxhajn, sepse të dy e kanë shprehur me zë dhe figurë admirimin e tyre për Republikën Islamike të Iranit.
Pyetja është: pse një protestë qytetare ka nevojë për mbështetjen e Olsi Jazexhiut dhe për një zëdhënës si Dritan Goxhaj?
Shiheni vetë: a ka ndonjë ndryshim midis asaj që thonë Esmaeil Baqaei (zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit), Olsi Jazexhiu dhe Dritan Goxhaj?

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një deklaratë të Dritan Goxhajt, ku duket se lavdëron grupin terrorist Hezbollah që operon në Lindjen e Mesme, me mbështetjen e Iranit.
“Hezbollahu është një organizatë, të cilën çdo shtet nga ana ushtarake do ta kishte zili, sidomos shtetet e vogka si puna jonë në mënyrën e efiçencës ushtarake, organizimit ushtarak dhe të fuqisë ushtarake që ata kanë, sepse kanë kapacitetin usharak të një fuqie të vogël, të një shteti të vogël, pavarësisht se nuk është shtet. Prandaj them, janë zili për t’u pasu për mënyrën si ata funksionojnë, efektivitetin, gatishmërinë ushtarake, fuqinë e tyre ushtarake dhe vullnetin e tyre luftarak. Prej 2 muajsh e kanë bllokuar totalish Izraelin duke i shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe në mjete. Dëme fë paimagjinueshme dhe të pariparueshme nga ana e Izraelit”,- shprehej Goxhaj në një intervistë televizive.
Krahas deklaratës së Goxhajt, që të hënën u shfaq në protestë dhe artikuloi kërkesat në drejtim të qeverisë, Balla shkruan se "në protestë nuk ishte rastësore vetëshpallja e tij, zëdhënësit të Iranit, zëdhënës i protestës".
"Ka një tentativë për ta marrë në mbrojtje Dritan Goxhajn, këtë manipulator pro-iranian, me faktin se ka qenë apo s’ka qenë ca ditë në UÇK. Mos t’i ikim thelbit: Dritan Goxhaj nxjerr jo vetëm sot, dje, apo pardje, por prej vitesh nga goja e tij pallavrat dhe ideologjitë që paguhen nga Garda Islamike e Iranit. Në protestë nuk ishte rastësore vetëshpallja e tij, zëdhënësit të Iranit, zëdhënës i protestës. Mos i bëni njerëzit kaq budallenj! Dëgjojeni me vëmendje. A ka ky dallim me ato që thotë regjimi iranian?
‘Sa për UÇK, atë mos e përzieni në këtë çorbë shumë të pisët. Mos ia keqpërdorni as flamurin dhe as emrin. Kur ishte për të protestuar për komandantët e UÇK, nuk u dukët, as në Tiranë, as në Prishtine e as në Shkup. T’ia thotë dikush këtij Goxhajt se 60 ditë me 1600 marka gjermane/800 euro nuk të bëjnë patriot",- shkruan Balla.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar në rrjetet sociale për përdorimin e simboleve të UÇK-së në protestën kundër investimit në Zvërnec në Tiranë. Gucati thotë se është e papranueshme dhe fyese paraqitja e individëve dhe grupeve që duan të ulin vlerën e luftës.
Ai nënvizon se kauza e UÇK-së s’është e s’mundet të jetë instrument i axhendës politike teksa bën thirrje për garantim të integritetit të protestës.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh publikisht shqetësimin e saj për përpjekjet e vazhdueshme për manipulim politik dhe instrumentalizim të simboleve të UÇK-së në protestën disaditore në Tiranë.
Është e papranueshme dhe fyese për dinjitetin e luftës sonë që në emër të UÇK-së, të flasin dhe të paraqiten individë apo grupe që për vite me radhë kanë tentuar ta zbehin, ta devijojnë dhe t’ia ulin vlerën luftës sonë çlirimtare.
OVL e UÇK-së rithekson me përgjegjësi të plotë se kauza e UÇK-së nuk është dhe nuk mund të jetë instrument i asnjë agjende politike të ditës apo i interesave të ngushta personale e partiake.
OVL e UÇK-së u bën thirrje organizatorëve të protestës në Tiranë që ta garantojnë integritetin e protestës dhe të mos lejojnë asnjë përpjekje për manipulim, keqpërdorim apo vetëdeklarim të rremë në emër të ish-ushtarëve apo veteranëve të UÇK-së.
UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë dhe duhet trajtuar me respekt, jo për përfitime politike”, shkruan Gucati.

Pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të dokumentit për Dritan Goxhajn, një ditë pasi ky i fundit artikuloi kërkesat e protestës para Kryeministrisë, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se protesta është një e drejtë kushtetuese, por paralajmëron se ajo nuk duhet të instrumentalizohet për qëllime që nuk kanë lidhje me thelbin e saj.
Postimi i plotë i Niko Peleshit
"Protesta është e drejtë kushtetuese dhe shprehje e shëndetshme e pluralizmit demokratik. Por pikërisht për këtë arsye, ajo meriton të mbrohet nga ata që duan ta instrumentalizojnë për axhenda të ndryshme nga thelbi i saj.
Lufta e UÇK-së është trashëgimi e shenjtë e të gjithë shqiptarëve. Ajo nuk duhet të përdoret si karburant elektoral apo mjet presioni ndaj institucioneve. Kush e përdor atë kujtesë për të penetruar në një lëvizje qytetare që nuk ka asnjë lidhje me të, nuk e nderon atë luftë. Përkundrazi, tenton ta zhvlerësojë atë.
Interesi kombëtar, sovraniteti dhe stabiliteti nuk janë sllogane, por janë vijë e kuqe për të gjithë, përfshirë politikën dhe çdo lëvizje qytetare.
Ndaj është detyrë e të gjithëve të imunizohemi nga manipulatorët e historisë. Ndaj ndiej për detyrim të ndaj këtë qëndrim sot. Kosova është e shenjtë. Shqipëria është e shenjtë" shkruan ai.

Dalja e Dritan Goxhajt në krye të artikulimit të kërkesave të protestës së të hënës ka sjellë një seri reagimesh nga qeveria. Pasi kryeministri Edi Rama publikoi një dokument që rrëzon pretendimet e Goxhajt për përfshirjen në luftën e Kosovës, në debat është përfshirë edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, me një reagim ku ndalet te UÇK-ja, protesta dhe roli i atyre që flasin në emër të luftës.
Nufi shpërndau postimin e Ramës dhe e shoqëroi me një koment ku vë në kontrast ata që morën pjesë në luftë me ata që, sipas tij, e mbështesin atë vetëm në fjalë. Ai e lidhi gjithashtu qëndrimin e tij me protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar se është e lehtë të kërkosh mbështetje nga sheshi për kauza që, sipas tij, nuk janë të qarta as për vetë pjesëmarrësit.
Në reagimin e tij, ministri i Mbrojtjes shprehet se nuk mund të përdoret emri i UÇK-së për interesa personale apo politike, ndërsa e cilëson të papranueshme që dikush të flasë në emër të luftës së Kosovës duke cenuar, sipas tij, figurën e luftëtarëve dhe sakrificën e tyre.
" Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njejtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë! Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë. Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka!
Ndërkohë, Komandanti i vërtetë i UÇK-së është në Hagë, i mbajtur padrejtësisht! Ndërsa arkitekti i vërtetë i revolucionit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së vlerave evropiane, duke bërë një transformim të jashtëzakonshëm për vendin është Edi Rama dhe këtë e kanë treguar më së miri shqiptarët me votën e tyre duke përkrahur atë masivisht dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë!" shkroi Nufi
Komente











Dmth, ne 1999, “PLAKU” na paskesh shkruajt me word 2000, madje edhe me “w” per ti replace me e-ne me pika ke balli! Dhe “njoftimi “ I qenka dergu omperacion “shigjetes “ Jo shtizes, se Qeverrise perkoheshme te “shtetit “ te Kosoves qe u krijua me 2007. Hajde guxim o pordhekurore anej ka SPAK se tjetri e ha burgun edhe per perdorim publik te dokumentave te falsifikuar e Jo thjesht per falsifikimin e trashe gatuar ne bidete e PDKse
PërgjigjuPer keta plehrat fondamentaliste islamike Rama nuk duhet te jape doreheqjen! Eshte detyrim ushtrimi i mandatit te dhene nga shumica! Keta shallvarexhinjte qelbanike te ikin ne Iran nese nuk u pelqen verdikti i sovranit te dhene me 25 Maj 2025! Kur te vijne zgjedhjet e reja atehere te shohim! Ec mos u ndal Kryeminister, Shqiperia ne BE!
Përgjigjubobo doli ky koke katrori (tao tao) me kete katunarin (uluziu) sa te shpifur dhe te pacipe jane i bejne lepirje kryeMafiozit gjatosh si mos o zot
PërgjigjuJeni te sigurte qe ajo leter eshte e rregullt ne forme dhe permbajtje? Nuk permban vule, nuk eshte e shkruar nga nje kosovar, nuk ka kohetence ne tekst.
PërgjigjuJa ku e keni spiunin e Ajatollahut. Ja ku e keni anti-shqiptarin Goxhaj. Mashtrues e imoral deri ne palce.
PërgjigjuSa shpejt ja gjetë dosjen o RAM. Frikë?
PërgjigjuEshte krijuar ne ate sistem Rama… e ka spiunin e sigurimit ende brenda vetes …leter higjenike para dokumenteve per bemat e tua …
PërgjigjuKujt ti besojme tani, era mish dhije.
PërgjigjuPikës i ke rënë, i nderuar!
jep doreheqjen o zagar..o komunist i kuq...
PërgjigjuNese nuk te pelqen ik e pirdhu anej nga irani.Zgjedhjet u ben para nje viti edhe ne populli shqiptar vendosi me 812.000 vota per qeverine.
Po i drejtohesh Berishes, sigurisht. Apo vetes tende..
Murit me koke ti bini dhe ai nuk jep doreheqjen pasi ka detyrimi ndaj 812 mije votuesve. Nese nuk ju pelqen shkoni thyeni qafen andej nga Ajatollahu o anti-shqiptare te qelbet.
Nuk keni pare e degjuar gje akoma....
Përgjigju