Rama për hapjen e Tunelit të Murrizit: Jam çliruar nga një makth i vërtetë, sot mbaroi 'Odisea'

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ditën e sotme lidhur me projektin e shumë  diskutuar, tunelin e Murrizit, gjatë një interviste për rubrikën "Sy me Sy".

Rama ka folur për sfidat që ka kaluar gjatë realizimit të këtij projekti dhe ka pranuar se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të dhe për ekipin e tij.

"Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit, një kurth i paparë i natyrës, ku thashë ‘ramë dhe skemi për të dalë më’. Kur puna po ecte mirë e bukur, papritur shpërthyen ujrat dhe na morën peng, duke na i shtyrë afatin e përfundimit pa afat," ka thënë Rama, duke e cilësuar këtë periudhë si një "odise" të pafundme dhe një betejë për të mundur një kalë që nuk dorëzohej."-thotë Rama. 

Rama ka theksuar gjithashtu se, megjithë sfidat, ky projekt do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe zhvillimin e infrastrukturës, duke kontribuar në përmirësimin e qarkullimit dhe forcimin e ekonomisë lokale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
'Pash Zotin, sa kushton ajo pallto', Rama i përgjigjet komentuesit: E kam blerë në Gjermani 20 vite më parë

Në rubrikën “Sy më Sy” në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve lidhur me pyetjet e tyre për tunelin e Murrizit që u hap sot.

Por një ndër komentet për Ramën kishte lidhje me veshjen që kryeministri kishte sot gjatë inaugurimit të tunelit.

Ndjekësi e pyeti se sa kushton pallto. “Pash Zotin sa për kureshtje sa bën ajo palltoja zoti Rama se unë po e kërkoja e nuk po e gjeja!?”, shkruan ndjekësi.

Rama tha se pallton e ka blerë 20 vite më parë në Gjermani, teksa i kërkoi komentuesit që mos merret me muhabete rrobash.

"Nuk të vë faj, s'ke ça bën. S'ka ça bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë që unë e pij verën 30 e ca mijë euro shishja. Kështu që ti tani thua që spo e gjen dot pallton si e imja se do të thuash me demek është jashtë serie, jo mor vlla jo nuk e mbaj mend në fakt sa bënte se e kam blerë në Gjermani, para 20 e ca vitesh prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar edhe afati i amortizimit. Mbahu pak më mirë nga goja mor burrë se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit."-tha Rama. 

A.Q/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Tri dramat e pambaruara të Gërdecit

Mero Baze: Tri dramat e pambaruara të Gërdecit