Rama pas takimit me ministrin grek të energjisë: Plane të përbashkëta bashkëpunimi në sektorin energjetik
Kryeministri Edi Rama në takim me ministrin grek të energjisë
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria dhe Greqia kanë plane të përbashkëta në sektorin e energjisë, në një kohë kur tregu ndërkombëtar ka pësuar "tronditje" për shkak të luftës së Ukrainë. Në një intervistë për mediat greke, pas takimit me ministrin e energjisë Kostas Skrekas, Rama tha se në fokus të takimit ishin planet konkrete të bashkëpunimit në këtë sektor.
“Kemi plane të përbashkëta dhe shumë të dobishme reciprokisht dhe na duhet vetëm që të ecim përpara me shpejtësi dhe të përfitojnë nga këto plane, nga fakti që mund të shkëmbejmë energji duke qënë se kemi burime të natyrave të ndryshme, ne jemi hidro 100 %, Greqia është gaz, është termo”, tha Rama.
Nga ana tjetër, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se është diskutuar edhe mundësia e investimeve që pala greke mund të bëjë në territorin shqiptar, sa i përket burimeve të reja energjetike.
“Kemi diskutuar për sa i përket mundësive të investimeve që pala greke mund të bëjë në territorin shqiptar, sa i përket burimeve të reja energjitike, sigurisht flasim mes nesh për burime të gjelbërta energjetike”, tha Balluku.
Sektori i gazit ka qenë një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit dypalësh, nisur edhe nga fakti se të dy vendet, si Greqia me terminalin e Aleksandropulit, ashtu dhe Shqipëria me terminalin e Vlorës kanë vendosur që të investojnë në gazifikim në 10-vjeçarin e ardhshëm.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.4%
-
Jo
15.6%
-
Nuk e di
60%
Vota total: 10031
Lajme të tjera
-
Mbrojtja e mjedisit, Rama paralajmëron ligj të ri për menaxhim e integruar të mbetjeve
1 Maj, 12:28
-
Rama në Theth: Destinacion evropian! ‘Paketa e Maleve’ mbështetje e re për vendasit që duan të investojnë në tokën e të parëve
30 Prill, 18:08
-
Rama në Theth: Gjobat për ndërtim pa leje në këtë zonë do t’i fshijmë të gjitha! Spiropali e Beci provojnë Zipline
30 Prill, 16:46
-
VIDEO/ Rama ngjitet në Theth me Spiropalin dhe Becin: Jam këtu me Mamicën dhe Vrana Kontin
30 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Për gjithë të mërziturit me Rai 3
29 Prill, 20:03
-
Ylli Pata: Motra Giorgia dhe shoqja Elly, historia e marrëdhënies së komplikuar të së majtës italiane me PS
29 Prill, 19:22
-
Kuvend/ Opozita: Parlamenti të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai3! PS: Sulm i turpshëm, balta e Tiranës u paketua edhe në italisht
29 Prill, 17:19
-
Rama: Jemi në 'Champions League' e turizmit Mesdhetar! Në 2030 mund të arrijjmë 30 mln turistë! Thirrje të rinjve që punojnë jashtë: Pse rrini atje? Këtu do jenë pagat më të mira
29 Prill, 11:21
-
Konkursi i Gjuhës Shqipe në fazën e gjysmëfinales, 16 shkolla në përballje
29 Prill, 08:20
-
Mero Baze: Pse Edi Rama e ka hak 'drurin' nga Rai 3
28 Prill, 20:45
-
Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Samos, 1 viktimë dhe 4 të zhdukur
28 Prill, 19:40
-
Rekord/ 54 mijë e 721 turistë vizituan muzetë kombëtarë gjatë 3 muajve të parë të vitit, 122% më shumë se në 2023
28 Prill, 16:30