Tiranë - Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur për të mbështetur financiarisht qiratë njëvjeçare 100% për familjet që nuk kthehen dot në banesat e tyre, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26-nëntorit.
I pranishëm në nisjen e kësaj mbledhje ka qenë edhe kryeministri Rama, i cili ka thënë se për familjet e prekura është gati edhe skema e riparimeve për godinat e padëmtuara në strukturë. Rama ka folur edhe për prishjen e godinave tek 'Qyteti Studenti' duke thënë pas një zaptimi 30-vjeçar ato godina do të prishen. Ndërkohë që ka shtuar se familjet që ishin aty do të përfshihen gjithashtu në skemat e qirasë 100%.
"Këto familje nuk do të hidhen në rrugë. Do të marrin qira si të gjithë të tjerët. Pas një zbatimit 30-vjeçar, ato konvikte do të prishen. 30 vjet është boll, do lënë dhomën në Qytetin e Studentit për të marrë një apartament në qytet. Ato 3 konvikte do të prishen. Në Qytetin Studenti do të ndërtohet Kampusi universitar. Mos të krijojnë iluzione nga ata që s'dinë të bëjnë gjë tjetër. Ne nuk tërhiqemi para nevojës për zhvillim.Më vjen mirë që procesi i zbukurimit të qytetit në prag të festave ka ecur, duhet bërë kështu edhe në Durrës, Krujë, e kudo, sepse nevoja për normalitet është e domosdoshme për ata që janë të traumatizuar, dhe mërzia dhe zymtësia nuk ndihmon. Kopshtet kanë filluar t'i kthehen normalitetit edhe kopshtet po ashtu. Të hënën fillon edhe shkolla në Tiranë, bashkia t'i qëndrojë pranë nxënësve. Kurajo, energji, forcë se është një moment i një krize të madhe që ka në përmbajtjen e vet një mundësi për të gjithë, për të dalë më të fortë, dhe që të gjithë ata që humbën shtëpinë, kur të kthehen në normalitet të kthehen në kornizë të jetuari me standarde më të mira se ato që kishin" tha Rama.
Lajmi kryesor:
DËMET/ Tre konvikte me familjarë tek 'Qyteti Studenti' do të shemben...drejt prishjes edhe 363 banesa në Durrës
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.1%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
26 Nëntor 2022, 16:33
-
3 vjet nga tërmeti tragjik, Berisha: Qeveria përgjegjëse, 51 persona humbën jetën në shtëpiat e shpallura të pabanueshme! Askush pas hekurave
26 Nëntor 2022, 12:12
-
Sot 3 vite nga tërmeti tragjik, ç'ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit që i mori jetën 51 shqiptarëve! Ambasadorja e BE: Vazhdojmë me programet e rindërtimit
26 Nëntor 2022, 08:13
-
Tërmeti i 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona! Mes tyre pronari i lokalit që dëmtoi strukturën e pallatit ku vdiqën 2 persona
7 Nëntor 2022, 09:36
-
Mbi 4700 nxënës në Durrës mësim me dy turne! 3 vite pa tërmetit, 12 shkolla ende në rindërtim, Thërmija: Tenderimi ka pasur vonesa
2 Shtator 2022, 18:43
-
Rama në Manzë, hapen dyert e 230 apartamenteve të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit! Kryeministri: Njëlloj i qëndrojmë pranë shqiptarëve edhe në krizën e çmimeve
28 Mars 2022, 12:01
-
U dëmtua nga tërmeti, shtëpia muze e Aleksandër Moisiut e kyçur prej 2 vitesh, Ministria e Kulturës: Restaurimi në një moment të dytë
13 Mars 2022, 22:16
-
Vuajtjeve të Asqeri Letit i vjen fundi, hyn në shtëpinë e rindërtuar në Laç: Do marr teshat, që sot do fle këtu! Përfundon procesi i shpërndarjes së çelësave për 522 familje
15 Shkurt 2022, 10:44
-
Riparimi i 4 pallateve në Laç, banorët: Punimet pa cilësi! Themelet s'janë hapur tamam! Kryebashkiakja s'e ka vënë ujin në zjarr
11 Janar 2022, 17:03
-
I dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, shembet me 20 kg eksploziv pallati në Durrës! Çahen muret e thyen xhamat e 8 banesave dhe 2 bizneseve përreth (VIDEO)
10 Janar 2022, 12:58
-
U dëmtua banesa nga tërmeti, për të tretin vit radhazi mungon festa e Vitit të Ri për familjen Veseli në Fushë-Milot: Edhe këtë vit e kaluam në çadër, vajza është sëmurë se fle në të ftohtë
2 Janar 2022, 14:24
-
SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia, në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku
1 Janar 2022, 18:38