Rama në Durrës: Persona me poste të larta i morën gjithçka PS-së, por i dhanë kosto! Transformojmë Kadastrën, s'është e deputetëve as e drejtorëve

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falënderimeve pas zgjedhjeve vendore, ku PS arriti një rezultat të thellë. Kësaj radhe, Rama u ndal në Durrës, ndërsa tha se rezultati i 14 majit ishte historik për Partinë Socialiste. Por, nga ana tjetër, Rama tha se kjo është një barrë shumë e madhe që qytetarët iu kanë dhënë për të çuar përpara zhvillimin e vendit.

"Arritëm të marrim rezultat historik për partinë sepse për herë të parë pas 20 vjetësh PS është forcë e parë në Këshillin bashkiak të Durrësit dhe në shumë vende të tjera, jemi bërë forcë e parë në Këshillin bashkiak edhe në Shkodër e Tropojë. Kjo është një barrë shumë e madhe.

Fakti që ne marrim rezultatin më të mirë historik në zgjedhjet vendore, është shprehje e një pritshmëri shumë të madhe, por jo e një kënaqësie të madhe të njerëzve me punën tonë, njerëzit na mbështesin, por presin akoma më shumë. Do ishte gabim që ta merrnim këtë votë si kënaqësi. Jemi zgjedhja e tyre më e mirë. Nuk do të thotë që janë të kënaqur me ne, se ka shumë gjera që ne mund t’i bëjmë më mirë. Siç e patë, kjo fushatë ishte sa lokale edhe kombëtare. Është e rëndësishme që të kuptojmë që njerëzve i kemi hyrë në borxh të madh, duke i kërkuar të na votojnë ne sepse vetëm me ne shkohet përpara dhe kemi marrë një sfidë shumë të madhe”, tha Rama.

Kadastra do të jetë ‘thembra e Akilit’ që qeveria pritet të ndërhyjë shumë shpejt. Këtë e bëri të qartë kryeministri Edi Rama në takimin mbajtur pasditen e sotme në Durrës. Rama tha se Kadastra është banka më e madhe e pronave të shqiptarë dhe shumë shpejt do të nisë transformimi, duke thënë se nuk u përket as drejtorëve e as deputetëve.

“Nuk e kemi bërë me kadastrën atë që kemi bërë me energjinë. Tek kadastra duhet të bëjmë transformim përfundimtar. Është bërë punë. Janë bërë hapa por nuk është më e pranueshme. Kadastra është bankë. Në BSH nuk shkohet për të punuar aty ku është drejtoria e kredive me diplomë veterineri. Nuk ndodh kjo. Është banka e pronave shqiptare dhe ne duhet ta kthejmë në bankë të pronave. Nuk është as e deputetëve, as e këshilltarëve, as e drejtorëve. Është bankë e pronave. Dhe gjithë ajo punë që është bërë me hartë, ka qenë më tmerr se OSHEE-ja por nuk mund ta lëmë pa mbaruar për 10 – 20 vjet sa të mbarojnë të gjithë kushërinjtë, miqtë, krushqit e krushqeve që duhen future atje. Kemi shumë gjëra që duhen bërë dhe do i fusim patjetër, sesbën”, tha Rama. 

Pa emra të përveçëm, Rama u ndal dhe tek ata të cilët partia u dha shumë por ata i dhanë veç kosto.

“Kemi bërë gabime dhe nuk jam krenar e do të dëshiroja të mos i kishim bërë. Kur flas në shumës nuk flas për ju e as për Anin, Entonin apo Turin por për udhëheqësa të PS-së, flas për njerëz që kanë marrë gjithçka nga PS. Që jo nuk i kanë dhënë gjithçka por në gjithë këto vite I kanë dhënë dhe kosto. Kanë marrë detyra të larta, e drejtimin e agjencive të rëndësishme e kanë tupëruar familjen tonë.

Duke i bërë një analizë të ftohtë rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, të cilin e sheh si “rezultat historik për PS”, kryeministri Edi Rama pranon se kjo fitore ka ardhur dhe për shkak të bojkotit që të djathtët i bënë koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Humbja e thellë e Metës dhe Berishës, Rama në Durrës: Ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të gëzojë në Shqipëri

 

Në Durrës, Kryeministri Edi Rama u ndal tek humbja e thellë e Sali Berishës dhe Metës, ndërsa ironizoi edhe deklaratat e tyre që premtonin kthimin e pluralizmit. Rama tha se ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të gëzojë në Shqipëri.

“Si mund të ndodhë që Kamza t’iu kthejë kurrizin. Nuk është e vështirë për ta kuptuar. Mjafton të shkosh në Kamëz edhe të shkosh me një hartë, ku janë shkollat, kopshtet, çerdhet dhe të kesh tre foto me vete nga kopshtet dhe shkollat që ishin para se të drejtonim ne Kamzën. Mjafton të bësh këtë udhëtim, kamzalitë të mjaftë e djathtë 60% votuan si fëmijë që shkojnë në ato shkolla dhe jo si tifozë. Kush kupton këtë, kupton edhe Shkodrën, edhe Tropojën edhe tjerat. Unë nuk mërzitem që ata se kuptojnë, ata duhet të ikin për pambuk, që pluralizmi të lulëzojë në Shqipëri. Nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë, për pluralizmin, fjalën e lirë, ku di unë ca janë këto. Ata duhet të ikin për pambuk që pluralizmi të gëzojë në Shqipëri. Nuk shoh asnjë rrezik për demokracinë. Kur shoh ata që dalin, sidomos këta të natës, se janë të ditës ba ma bum ba ma bam dhe ata të natës hau hiu më kujtohet fjala se për lirinë e fjalës ankohet më shumë ai që nuk di ca të bëjë me të. Demokracia shqiptare nuk humb nëse humbin ata. Detyra jonë është që sa herë të dalin përpara ti bëjmë atë që i bëjmë. Demokracia shqiptare nuk humb asgjë kur humbin ata. Detyra jonë, kjo është, sa herë na dalin para ti bëjmë atë që i bëjnë”, tha Rama.

Ora 20:37
Rama në Durrës: Duhet të bëjmë transformimin përfundimtar të Kadastrës! Është ‘banka’ pronave të shqiptarëve

 

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të punëve që PS duhet të bëjë më mirë. Teksa tha se kanë transformuar sektorin e energjisë kur erdhën në pushtet, kreu i qeverisë tha se tashmë duhet të bëjnë transformimin përfundimtar të Kadastrës.

“Njerzilliku është gjëja që na duhet, vlen për të gjitha institucionet që përfaqësojnë shtetin. Nuk dua të hy në detaje por duhet ta pranojmë që nëse me energjinë kemi bërë një transformim epokal, nga një vend ku gjysma vidhnin e gjysma tjetër paguante edhe për atë gjysmën e ku ishte një qamet i madh. Në zyra të klientit që ishin në bodrume të marra me qira. Nuk mund të themi që kemi bërë po atë revolucion me kadastrën. OSHE-ja nuk është një ndërmarrje për t’u mjelë, nuk është një vend për të çuar në punë veterinerë e agronomë. Merita kryesore është e mbështetjes që i dha PS-ja atij transformimi. Tek kadastra ne duhet të bëjmë një transformim përfundimtar, është bërë punë tek kadastra po nuk është e pranueshme më, është bankë e nuk shkohet për të punuar aty ku është drejtoria e kredive me diplome veterineri. Nuk ndodh kjo. Është banka e pronave të shqiptarëve. Ajo është banka e pronave e askujt tjetër. Kadastra nuk është pronë e deputetëve, këshilltarëve, zyrtarëve, por është Banka e pronave. Ne nuk mund ta lëmë të pambaruar ose të vazhdojë edhe nja 10 vjet tjera sa të mbarojnë gjithë kushërinjtë dhe gjithë miqtë. E gjithë ajo punë që është bërë për hartat nuk mund ta lemë të pambaruar. Këtë vend po nuk e bëri PS-ja nuk e bën askush tjetër nuk ka mundësi edhe sikur të dojë, ata të tjerët edhe po të duan nuk kanë mundësi nuk dinë s’kanë haber fare për 1001 arsye është vetëm kjo parti që mund ta bëjë, vetëm në këtë periudhë kohë mund të bëjmë kthesën përfundimtare. Durrësi është i rëndësishëm jo për Durrësin por për ekonominë e Shqipërisë.”- tha Rama.

Ora 20:36
Rama takim falenderues në Durrës: Udhëheqës të PS me detyra të larta kanë turpëruar besimin tuaj

 

Kryesocialisti Edi Rama në turin falënderues në Durrës tha se nuk ndihet aspak krenar për udhëheqës të Partisë Socialiste me detyra të larta, të cilët kanë turpëruar besimin e qytetarëve me veprimet e tyre.

"Kur i themi ne duam të vazhdojmë punën për Durrësin, a Shijakun a Shqipërinë, jemi të vetmit që mund ta bëjmë por kjo s’do të thotë që kemi bërë gjithçka mirë. Kemi bërë gabime dhe gjëra për të cilat nuk jam krenar, nuk flas për ju që jeni këtu poshtë, as për Anin, as Entonin, por flas për udhëheqës të PS. I kanë dhënë dhe kosto në gjithë këto vite. Kanë marrë detyra të larta dhe kanë turpëruar besimin, mbështetjen, flamurin e familjen tonë. Në fund të ditës, përgjegjësia është individuale, por një familje, edhe e vogël, edhe e një kompanie apo e një skuadre sporti, apo një organizate nuk mban përgjegjësi çfarë bën një individ kur del nga shinat po si reagon në raport për problemin. Do të thotë merr masat dhe ajo gjë nuk duhet të përsëritet dhe të tjerët duhet të nxjerrin mësim, që mund ta meritojnë këtë besim dhe mbështetje. E keni këtu në Durrës modelin historik të suksesit që lidhet me një gjë themelore që është begenisja e njerëzve. Arsyeja pse ju fitoni, më besoni se është për shkak të një tradite. E si se ku qëndron çelësi i suksesit, ju jeni një organizatë që njihni votuesit me emra dhe mbiemra, ju e dini ku i pikon çatia çdo shtëpie në çdo rrugicë dhe bashkia s’ka mundur t’ja u zgjidhë dot të gjitha problemet njerëzve që kanë halle, por ama ka treguar hap pas hapi që çdo ditë bën diçka dhe zgjidh diçka. Të gjithë duhet të mësojnë në këtë pikë”.-tha Rama nga Durrësi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 27/05/2023 07:36

    Populli,votuesit mbi 70 perqind jane te bindur se fryma korruptuese,antihumane,kriminale,varferuesr,antiligjore gjeneron vetem nga kasta politike tridhjetvjeçare qe sot ka ne krye PS@PD@PL(ish leshelija),pra respektivisht edvinin@salihun@liken te cilet kane bere e po bejne gjithçka per te mbajtur pushtetin,pasurine e grabitur dhe varferuar me tej popullin dhe veçanerisht shtresat ne nevoj. Populli e kupton se artikulimi i edit ne Durres e kudo eshte vazhdim i TALLAVAS QE KA NISUR ME FUSHATEN E 14 MAJIT....dhe I ka varur pafillon e takngjales.

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/05/2023 00:52

    Shqiptarët duger të ikon për pambuk e ti rregulloje terenin për Serbien fashite o tradhtar

    Përgjigju
  • dhjonis: 26/05/2023 21:52

    Fitorja e PS sdo komente.3 here ka fituar rama dhe tre here ka bere tre qeveri me ministra te ndryshem,po pushteti vendore nuk levize.te gjithe Drejtort e ndermarrjeve ne te gjithe vendin kane nga 3 mandate Drejtora.Jane bere si agallare,nuk u flete dote.

    Përgjigju
  • Hakiu: 26/05/2023 21:37

    Edhe drejtorat ti i le vendose dhe i vendose per te vjedh o ram. Gazhelin e ke ne tave pas elises dhe ti e di prandaj e vure

    Përgjigju
  • adi: 26/05/2023 20:40

    po po, ja 1902312 fishove pagat atyre te njerezve te padobishem ti e do ecim perpara. fiks me ty max do ikim TE GJITHE NGA SHQIPERIA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes

Pr/ligji për shëndetin riprodhues/ Njihen nënat surrogato dhe e drejta për të ruajtur qeliza riprodhuese me metodën e ngrirjes