Rama udhëton sot drejt SHBA-së, merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington

Rama udhëton sot drejt SHBA-së, merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Uashington në datat 9 – 11 korrik mëson gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj. 

Pjesë e delegacionit është edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë”, njoftoi MEPJ.

Gjatë samitit, ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj.

Njëra prej objektivave kryesore që do të bjerë në sy gjatë këtij samiti është formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

Përpilimi i këtij dokument, i cili përbëhet zakonisht nga disa faqe, është duke ndodhur tash e disa javë në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel. Por, mospajtimet kryesore kanë të bëjnë me mënyrën e saktë të përshkrimit të gjasave të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës. Ukraina nuk do të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s tash, kjo është shumë e qartë. NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar, sepse vendet anëtare nuk duan të zhyten në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë, shkruante Rel pak ditë më parë. 

Në samitin e Uashingtonit do të flitet për shumë shifra në lidhje me atë se sa shumë i kanë rritur aleatët shpenzimet në vitet e fundit. Më 2014 u dha një zotim se të gjitha vendet anëtare duhet ta arrijnë cakun prej 2 për qind brenda një dekade. Ky zotim nuk është përmbushur plotësisht, sepse 23 nga 31 vende aëntare sot shpenzojnë kaq ose më shumë për ushtrinë.

Përveç Këshillit NATO-Ukrainë në nivel liderësh, do të ketë edhe dy sesione të tjera pune në samit. I pari ka të bëjë me atë se sa e përgatitur është NATO-ja në rast se do të sulmohej. Vitin e kaluar në Vilnius, u miratuan një numër planesh për mbrojtjen, në mënyrë që të mbrohej “çdo centimetër e territorit të NATO-s”. Sesioni i dytë i kushtohet Kinës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:42
Ministri Hasani merr pjesë në Samitin e NATO-s në Washington, në fokus ndryshimet klimatike

1717945811_iglihasani.JPG

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.

"Gjatë samitit, Ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj", njofton Ministria e Jashtme. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haxhi Hajdar Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 08/07/2024 17:42

    Po çfar sigurie e Botēs mor Edi Rama po ku pyt Kina pēr lepuj. Kina ēshtē shteti numur 1 o Ed Rama. Si thot populli qeni qē lef stē ha ruhu nga ai qē s'lef o zoti Edi.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 08/07/2024 11:51

    Si ta kuptoj kete shprehjen:" Force e sigurise globale".Mos doni te thoni se paska patur te drejten Enverit qe e cilesonte" xhandar nderkombetare"?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?