Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish me replikat me Lulzim Bashën. Teksa fliste për çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se vetëm PS mund ta finalizojë këtë proces, teksa nuk i kurseu ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
"Kush do falës me ata (BE)? Bufi i kënetës? Mund ta bënte Luli, por Luli na krijon problem se e zë gjumi. Tani e ngjalla, i bie fyellit në një vrimë, duhet orientuar. Shkurt muhabeti këtë gjë, përtej shakave, mund ta bëjmë vetëm ne. Demokratët duhet t’i bien lapsit dh eta bëjnë për interesin e tyre, si patriotë për interesin kombëtar, ta kapërcejnë këtë problem që kanë që se duan PS", tha Rama.

Lajmi kryesor:
Rama nga Gjirokastra u kërkon votën demokratëve: T’i japim mesazh Brukselit se duam të integrohemi në BE! Vetëm PS e realizon, mund ta bënte Luli por e zë gjumi (VIDEO)
SI.E./I.M/Shqiptarja.com

