Duke folur për pushtetin gjyqësor, Rama kujtoi sulmet publike që Sali Berisha i bënte më parë kryeprokurores së përgjithshme të kohës Ina Rama. Rama tha se sot deklaratat nga gjyqtarët e prokurorët janë të shpeshta pas kritikave të tij dhe asnjë e tillë nuk është bërë për Berishën dhe denigrimet e tij për aktorë të drejtësisë.

“Ku ishin fshehur kur Berisha e ngrinte puçiste dhe e ulte lavire bulevardi kryeprokuroren e përgjithshme. Tani po hyjmë në Europë. Tani, sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon prokurorit më kurajoz librin e shtëpisë. Ndaj u sugjeroj të merren me mesazhin, jo mesazherin, se paguhen nga taksat e shqiptarëve si frëngu pulën me 500 këshilltarë dhe sekretari që të qeverisin sistemin e drejtësisë e jo të ankohen për kërcënime inekzistente”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Grupi i PS/ Pritet raporti për imunitetin e Ballukut! Rama ‘lumë’ kritikash drejtësisë: Nuk bëhem pishman, reforma investim i yni