Raporti 2007, Sollaku: Ja pse
nuk ekstradojmë kriminelët
Komisioni pretendon se i ka nënshtruar hetimit 225 praktika të Interpol – Tiranës, të cilat kanë të bëjnë me shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasve shqiptarë, për krime të kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Komisioni pretendon se i ka nënshtruar hetimit 225 praktika të Interpol – Tiranës, të cilat kanë të bëjnë me shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasve shqiptarë, për krime të kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Pretendohet se deri në shkurt 2006, kerkesat e arrestit provizor për qëllim ekstradimi, ZQK Interpol – Tirana ia përcillte Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sipas Komisionit “... në shumë raste nuk nxjerr urdheer arresti provizor me pretekstin se nga autoritetet e vendit kërkues asnjëherë nuk vijnë në kohë materialet e kërkuara.” Kush e pengoi ZQK të Interpolit që praktikën t’ia dërgonte edhe Ministrisë së Drejtësisë? Vijmë tek pyetja tjetër: meqënëse pas shkurtit 2006 kjo praktikë ka ndryshuar, çfarë ka bërë Ministria e Drejtësisë me këto urdhëra arresti? A ka mundur të iniciojë ndonjë transferim të procedimit? Absolutisht asgjë, ndonëse gënjejnë veten dhe ata që i dëgjojnë sikur transferimi i procedimeve është diçka shumë e thjeshtë. Shtetasit shqiptarë nuk mund të ekstradohen në një shtet të huaj, në se me këtë shtet nuk ka një marrëveshje të tillë. Ky është një ndalim kushtetues. Po Ju citoj Kushtetutën, nenin 39.2:
“Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marreveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqiperisë është palë, dhe vetëm me vendim gjyqësor.” Sqaroj se marrëveshje dypalëshe të zbatueshme shteti shqiptar ka vetëm me SHBA-në, që nuk është lidhur nga Z. Rusmali, por nga Mbreti Zog I. Konventa Europiane e Ekstradimit është ratifikuar nga Republika e Shqipërisë. Gjatë depozitimit të instrumentit të ratifikimit, më 19.05.1998, pala shqiptare ka bërë këtë rezervë,duke deklaruar: “Përsa i përket paragrafit 1 të nenit 6, nënparagrafi “a”, pala shqiptare refuzon ekstradimin e shtetasve të saj, përveç rasteve kur ka marrëveshje ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë kontraktuese.” Pra, shtetasit shqiptarë nuk mund te ekstradohen pa marrëveshje.Në raport nuk thuhet se në cilin vend të Evropës kanë kryer krime këta persona. Mbase nuk duan ta thonë, mbase nuk e dinë se 11 shtete evropiane nuk e kanë ratifikuar Konventën e Transferimit të Procedimeve Penale, madje një pjesë as e kanë nënshkruar. Ndër këto shtete po përmend: Italinë, Greqinë, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Francën.
*Pjesë nga fjala e Prokurorit të Përgjithshëm para Kuvendit në 5 nëntor 2007, për komsionin e dytë hetimor ndaj Sollakut
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4375
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29