Raporti final për 30 Qershorin, OSBE njeh zgjedhjet: Palët të ulen dhe të miratojnë Reformën Zgjedhore

"Misioni i OSBE-ODIHR ka vlerësuar ne se zgjedhjet në Shqipëri ishin në përputhje me angazhimet e OSBE-së, detyrimet e tjera ndërkombëtare dhe standardet për zgjedhjet demokratike". Kështu fillojne konkluzionet me të cilat raporti i OSBE-ODIHR-së njeh zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri. Raporti përfundimtar i botuar në Shqiptarja.com me 36 faqe bën një skaner të plotë të asaj që ndodhi në Shqipëri para dhe ditën e zgjedhjeve.

Raporti i misionit që kryesohej nga Glover në Shqipëri thotë se opozita nisi protestat kundër qeverisë që në muajin shkurt dhe bojkotoi pjesëmarrjen në procesin zgjedhor. Raporti evidenton dhunën e ushtruar nga protestat e opozitës kundër institucioneve, qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve, por edhe mbylljen e disa qendrave si në rastin e Shkodrës. Raporti ka kritika për politika shqiptare.

"Votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve, por nuk u mor parasysh interesi i elektoratit. Votimi u zhvillua në përgjithësi mënyra paqësore dhe të rregullt dhe numërimi u vlerësua pozitivisht në përgjithësi, megjithëse disa procedura nuk janë ndjekur gjithmonë si duhet. Në 31 nga 61 bashki gjithsej kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike.

Zgjedhjet u zhvilluan nën një sfond të një krize politike dhe institucionale, që buronte nga antagonizmi i gjatë midis Partisë Socialiste në pushtet dhe opozitës Demokratike. Presidenti Meta nxori një dekret anulimin e zgjedhjeve duke përmendur shqetësimet për sigurinë publike dhe përgjegjësinë e tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin. Parlamenti e shpalli të pavlefshëm dekretin dhe filloi një procedurë hetimi për ta shkarkuar. Balanca politike në administratën zgjedhore nuk u arrit për shkak të vendimit të opozitës për të mos caktuar komisionerë” thuhet në raport.

Raporti ka edhe një shuplakë për opozitën duke theksuar ashtu si në raportin paraprak se thirrjet për bojkot ndikuan negativisht në besimin në procesin zgjedhor. "Korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi baza të shëndosha për zgjedhje demokratike. Thirrjet e opozitës drejtuar elektoratit për të bojkotuar zgjedhjet, njëanshmëria politike e autoriteteve lokale dhe përbërja e paekuilibruar i administratës zgjedhore ndikuan të gjitha negativisht mbi besimin e publikut ndaj procesit zgjedhor. 

Listat e zgjedhësve në mes të qershorit u hoqën me urdhër të kryebashkiakëve të opozitës, duke privuar votuesit në këto bashki nga mundësia për të verifikuar të dhënat e tyre. Punonjësit bashkiakë ishin në mesin e atyre protestuesve të vëzhguar nga ODIHR që penguan fizikisht administratën e zgjedhjeve në të paktën 13 bashki të qeverisura nga kryebashkiakët e opozitës".

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, tashmë raporti i OSBE-së u rekomandon partive politike në Shqipëri që të ulen dhe të miratojnë reformën e re zgjedhore për të përgatitur kuadrin e ri ligjor për zgjedhjet e ardhshme. OSBE-ja kërkon nga palët dialog gjithëpërfshirës për të miratuar një reformë konsensuale.

"Partitë politike dhe palët e tjera të interesuara elektorale duhet të përfshihen në një dialog gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore për të adresuar rekomandimet e përfshira. Duhet të merren masa maksimale për të eliminuar problemin e keqpërdorimit të burimeve të administratës publike.

ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal. Duhet të sigurohet pavarësia dhe paanshmëria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu duhet të forcohen procedurat për të mbikëqyrur dhe zbatuar në mënyrë efektive rregullat e financimit dhe kontrollit të partive dhe fushatave. Disa monitorues të ODIHR kanë vënë në dyshim efektivitetin e mbikëqyrjes së financave të partive, duke argumentuar se anashkalime të rregullores". 

Raporti paraqet edhe shqetësimet që janë ngritur mbi paanshmërinë e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor. “Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk mund të jenë subjekt i procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji është i konstituuar, ata ishin subjekte të procesit të vettingut, i cili mund të prek sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të ndikojë në pavarësinë e tyre” thuhet në raport.

Kështu pas SHBA-së e BE-së, procesi zgjedhor i shumë kontestuar nga opozita dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta është certifikuar nga misioni i OSBE-së që ndoqi nga afër fushatën dhe ditën e zgjedhjeve me monitorues në të gjithë vendin. 

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR RAPORTIN PERFUNDIMTAR TE OSBE ODHIR NE ANGLISHT)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 05/09/2019 17:35

    OSBE e pronoje rezultatin logjik bashke me Amerikanet ,Sot OSBE e Lulushit thone mdryshe ,Kemi OSBE mE SLOGAN PER DEMOCRACY dhe OSBE me ligjet e rregullta nderkombetare

    Përgjigju
  • Vetem fjalen te vlefshme ska aty: 04/09/2019 21:37

    Rroft partia punes

    Përgjigju
    • hihi: 05/09/2019 19:56

      Brravo or ti ! Rrnoft Partia e Punes qe e shndroj Shqiperine ga ji shurrtore talibanesh e pushtet , ne nji Shtet ku jetojne Njerez qe beri Boten te dashurohet mbas Shqiperise , dhe tjetra ; posht Partia / Banda e Hajnise Shtetit Shqiptare (PD-LSI)

    • Salistan: 05/09/2019 13:09

      Partia e punes se Edit apo partia e punes se Sales?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar