Raporti i DASH, Basha: Ekonomia po vdes, qeveria shantazh investitorëve! Rama: E ke përkthyer gabim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në rrjetet sociale lidhur me raportin e DASH për klimën e biznesit në Shqipëri. 

Fillimisht ishte Basha ai që ka komentuar raportin e publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ekonomia po tkurret për shkak të plaçkitjes nga oligarkët. Kryedemokrati ka hedhur akuza drejt kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit ka shantazhuar investitorët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri.

Ndërsa nuk vonoi edhe reagimi i kreut të qeverisë në Tëitter. Rama shkruan se PD e ka përkthyer keq raportin për 170 vende, gjetjet e të cilit sipas tij, nuk janë ferman kundër qeverisë. 

Reagimi i plotë:

Ekonomia shqiptare po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes dhe shkatërrimit nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh me të cilët ai ndan qindra miliona. Tashmë është e qartë se i vetmi qëllim dhe i vetmi motivim i Edi Ramës për pushtet është pasurimi përrallor. Prandaj e vetmja politikë ekonomike që Rama ka ndjekur këto pesë vjet ka qenë plaçkitja: 
1. Vjedhja e taksave të qytetarëve duke ja u dhënë klientëve në koncesione dhe kontrata abuzive. 
2. Vjedhja e pasurive të vendit nga nafta dhe mineralet tek tokat në bregdet e deri tek tokat në mes të Tiranës; dhe 
3. Grabitja e investitorëve të huaj për t’i përzënë apo mbajtur larg nga Shqipëria që të mos u bëjnë konkurencë oligarkëve.

Qeveria amerikane është institucioni më i fundit që po konfirmon politikën korruptive dhe kriminale të Edi Ramës. Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit në botë, thekson së Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane për shkak të korrupsionit, mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit në PPP DHE prokurime publike dhe mumgesës së konkurrencës.

Raporti ka nota negative për çdo aspekt të klimës së biznesit dhe qeverisjes, por fakti më i rëndë që dëshmon nivelin KRIMINAL të qeverisë Rama në ekonomi është pohimi se investitorëve të huaj Edi Rama u bën shantazh të bashkëpunojnë me klientët e tij ose përndryshe nuk kanë shans të investojnë. Duket se plaçkitja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk i ka mjaftuar Edi Ramës, ndaj kërkon të grabisë edhe amerikanët, europianët dhe këdo që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri.

Prandaj Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj gjatë pesë viteve të fundit. Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune.  Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike.

Kështu vendi është është zhytur në varfëri dhe pesimizëm dhe shqiptarët i janë drejtuar masivisht emigracionit, nga të papunët, tek profesionistët, tek sipërmarrësit e ndershëm. Në pesë vjet Edi Rama e ktheu Shqipërinë një një vend që ofron mundësi vetëm për hajdutët dhe kriminelët.

Kombinimi krim i fortë + ekonomi e dobët është minë me sahat për çdo shoqëri. Kjo minë duhet çaktivizuar sa më parë, ndryshe do të shkretojë gjithçka. Është koha që të gjithë të bashkohemi për të ndalur rënien e vendit në humnerë, duke ndalur Edi Ramën dhe çmontuar bandën e tij të oligarkëve dhe kriminelëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
'Ekonomia po vdes'/ Rama-Bashës: Selia e 'përkthimeve të gabuara' e di raportin e DASH ferman kundër qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me raportin vjetor të DASH për investimet në Shqipëri. Basha tha se ekonomia po vdes, referuar gjetjeve të raportit për klimën e biznesit në vendin tonë.

Nga ana tjetër, në një reagim në Twitter, Rama shkruan se "Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të DASH si sulm kundër qeverisë".

Postimi i Ramës:
Selia e Përkthimeve të Gabuara e di raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për 170 vende, ferman kundër qeverisë. Do luftë kundër korrupsionit e lufton Vetingun. Do pushtetin e thotë kur ishim më keq ishim më mirë. Po do s’do ajo seli plagët po luftohen sot si kurrë më parë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 31/07/2018 14:53

    PSE O ZOT NUK I THUA NJE HERE TE VETME BUKES BUK DHE KRIPES KRIP SE BEHESH ME BESUAR .VETEM NXIN O TE NXIFT I MADHI ZOT PO THUAJ NE QOFT SE TAMAM SHQIPTAR .KTU ASHT MIRE DHE KTU MUND TE BEHEJ ME MURE DHE JEP OBSJONIN TEND DHE PASTAJ POPULLI GJYKON VETE .PO TI I THUA LOPES KA DHE GOMARIT KALE .O LUL HOLLANDEZI FUKARA ....?.

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 31/07/2018 14:02

    Doli ky paraziti te bej politike.

    Përgjigju
  • Deputeti: 31/07/2018 12:35

    U zgjua nga gjumi ky sikur ishte me pushime po kesaj rradhe ka folur drejt. fli Luli fli se u beke me zgjuar do ja fusesh Taulant Balles ne kthese.

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/07/2018 11:24

    Doli prap i ”vdekuri” i gjallë për të treguar përralla...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim