Raportimi i Dumanit në Kuvend, Romeo Kara në Report Tv: Sulmet e opozitës treguan se problemin e kanë me drejtësinë! Për 21 janarin të thirren Ina Rama e Basha

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi dje në Parlament mbi raportin vjetor të vitit 2023.

Dumani u pyet edhe nga deputetët për çështje të nxehta dhe hetimet që janë duke u kryer, për të cilat nuk hezitoi të përgjigjet.

Për të folur më shumë për këtë zhvillim ishte i ftuar në ‘Studio Live’ Arbër Hitaj, në Report Tv, juristi Romeo Kara.

Juristi tha se raportimi i Dumanit ishte i qartë dhe u përgjigj me fraza të shkurtëra, ndërsa theksoi se sulmet e opozitës ndaj kreut të SPAK, treguan se ata problemin e kanë me drejtësinë.  

“Ata paraqitën një raport dhe ata nuk mund që të ndërhynin dhe të pyesin për proceduara të caktuara. Ata duhet që ë shqetësohen për kapacitet e SPAK dhe të KLSH, pra çfarë duhet bërë për ti ndihmuar. Ata edhe për etikë nuk mund të ishin përballë tij dhe ishin aty për ti kujtuan që kemi forcën politike dhe ata asgjë nuk kanë. Pse nuk foli njeri ku janë miliardat dhe si të rrisnim kapacitetet për të konfiskuar pasuritë e përbindëshave të politikës.

Si pyet për dosjen ti? Sa i takon raportimit të Dumani mu duk i qartë dhe përgjigjet me fraza të shkurtra dhe kjo është në stilin e avokatëve të flitet me fraza sa më të shkurtra sepse kjo nuk të prish punë. Ata duhet që të mbajnë larg duart nga institucionet e pavarura, ata treguan se kanë probleme me drejtësinë dhe jo me njëri- tjetrin. Ata e kanë problemin me SPAK dhe prandaj shpërthyen si kokoshka atje në Kuvend”, tha ai.

Lidhur me 21 janarin, i cili tashmë do të hetohet nga SPAK, juristi Kara tha se duhet që të thirren për të dëshmuar kryeprokurorja në atë kohë Ina Rama, si edhe ministri i Brendshëm në atë kohë Lulzim Basha.

“Kemi prishje hetimesh për 21 janarin serverat u fshinë, duhet të dëshmojë Ina Rama, Lulzim Basha dhe shumë të tjerë. Pse kujtojnë këta se do kalojë lehtë. Drejtësia duhet që të vihet në vend”, tha ai.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, Faik Basha, teksa foli për raportimin e Dumanit në Kuvend u shpreh se institucionet shqiptare e kanë për detyrë që të japin llogari.

Ai theksoi se SPAK duhet të jap llogari edhe për akuzimet që faktoi KLSH per inceneratorët.

“Institucionet shqiptare e kanë për detyrë që të japin llogari dhe ne pamë një mazhorancë që ishte aty që duartrokiste atë që ka bërë dëmin më të madh sepse ka 12 vite në pushtet. Nuk po them të jap dosje ose sekret hetimor, por të jap përgjigje, për inceneratorin nuk është dhënë përgjigje.  SPAK duhet të jap llogari për akuzimet që faktoi KLSH”, tha ai.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
SPAK nis hetimin për 21 janarin, Ibsen Elezi në Report Tv: Persona konkret kanë dhënë urdhër për të qëlluar! Duhen fakte nëse është i përfshirë Berisha

 

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet për 21 janarin.

Lidhur me këtë ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi, i ftuar në ‘Studio Live’ Arbër Hitaj, në Report Tv, tha se ka persona konkret që kanë dhënë urdhër për të qëlluar mbi protestuesit.

Sipas tij, duhen fakte për të vërtetuar nëse është i përfshirë ish-kryeministri në atë kohë Sali Berisha.

“21 janari ka pasoja negative sepse po të hapësh zjarr ndaj protestuesve kur s’ështe e nevojshme, kur s’je i detyruar, sepse në 21 janar u vranë ata që nuk ishin në vijën e parë dhe nuk patën përplasje me policinë dhe duhet analizuar me seriozitet. Për hetimin duhet që të referohet tek zhvillimet dhe faktet se si ka ndodhur, dhe konflikti lindi kur është qëlluar me armë dhe janë qëlluar disa persona, mesa di 3 nga plumbat ishin rikoshet. Unë mendoj se ka persona konkret që kanë dhënë urdhër për 21 janarin. Nëse është Berisha i përfshirë duhet të paraqiten fakte”, tha ai.

 Një koment Ibsen Elezi e pati edhe për sulmet e opozitës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, i cili raportoi dje në Kuvend.

Ai tha se ku u shpreh se ata duhet të ishin konkret në pyetjet që i bënë dhe smund të kërkonin informacione që nuk mund të jepen.

“Unë them se SPAK duhet të ketë një raportim në Kuvend, por ajo që sjell problematikë në këtë përballje është kur përballë kreut të SPAK janë subjekte të hetimit nga SPAK, ose mund të jenë thirrur nga SPAK. Ata duhet të ishin konkret në pyetjet e tyre dhe të informuar, të kërkonin informacione që institucioni e ka për detyrë që ti jap. Dumani mu duk i qetë dhe konkret në ato që tha”, tha ai.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut