Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka thërritur për sqarime ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Surani, pas deklaratave të Athinës zyrtare, lidhur me shembjen e disa banesave në Himarë, si pasojë e zbatimit të Planit Urbanistik për rikonceptimin e qytetit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glevin Dervishi ka deklaruar se deklaratat e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës. "Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të shtetit shqiptar. Bazuar në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane duke shprehur qëndrimin e mësipërm", u shpreh ai.
Sipas MPJ, deklaratat e Athinës janë një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm atje, pasi ndryshe nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme. "Është rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm".
Sipas tij, Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.
"Proçedurat ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi", thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ministria e Jashtme greke shprehu një ditë më parë, shqetësimin se 19 banesat e planifikuara për t'u shembur gjatë 5 ditëve të ardhshme në bashkinë e Himarës, i takojnë familjeve minoritare greke.
Përmes një deklarate të publikuar në faqen e internetit, Ministrja e Jashtme greke e quan të papranueshme këtë veprim, ndërsa paralajmëron Tiranën Zyrtare se respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për çeljen e negociatave.
"Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve pavarësisht kombësisë dhe origjinës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com