Reagimi i ministres pas skandalit tek Onkologjiku/ Mjeku Jakaj: Nuk mund ta kalonte me frazën 'ndjehem e neveritur'! Ka degraduar sistemi

 

Mjeku Besnik Jakaj komentoi deklaratën e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu lidhur me skandalin tek Onkologjiku.

Në Repolitix, Jakaj thotë se ministria nuk është për të dhënë përshtypjet e veta, por për vendime dhe mirë menaxhim.

'Problemi është i gjithi tek menaxhimi. Të dali ministria me deklaratë dhe të thotë ndjehem e neveritur. Nuk je për të dhënë përshtypjet e tua. Janë përzgjedhur njerëz për ta bërë sistemin e pashpirt. Ai mjeku është rasti individual, nuk meriton bluzën e bardhë. Ka degraduar sistemi. Në QSUT pas datës 15 të muajit nuk bëhen analizat e të hospitalizuarit. Kanë mbaruar fondet dhe nuk bëhen analizat. I hospitalizuara pa marrë analizat bio kimike, merr terapinë në tym', u shpreh Jakaj.


Lajmi kryesor:

Skandali tek Onkologjiku/ Koduzi në 'Repolitix': Shërbimi më i keqfinancuar! Gazetarja: Mjeku denoncoi rrezatimin e Kobalto Terapisë, u detyrua të linte punën


G.K/A.A/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh