Pas letrës së publikuar në Shqiptarja.com, ka reaguar Taulant Muka. Teksa i kthen përgjigje autores së shkrimit, Besjana Lushaj, Muka, i cilëson fjalët e drejtuara në emër të tij, për kohën kur ai ishte student në Fakultetin e Mjekësië, një hedhje balte ku sipas letrës ai kishte mbështetur një kandidaturë të papërshtashme në zgjedhjet për dekan të këtij fakulteti në atë kohë por mes të tjerash në letër shtrohen dhe disa pikëpyetje në lidhje me figurën e integritetit të tij.

Reagimi i plotë i Taulant Mukës ne Facebook:

"Një vajzë anonime dhe media që e publikon hedh baltë mbi mua pse kam mbështetur një ish-dekan të Fakultetit të Mjekësisë! Po, si shumë student e mbështeta dhe unë (mbi 60% votuan pro tij) kur ai kandidoi për dekan. Përballë kishte një konkurent që sillte në auditoret e mjekësisë student të Kristalit, militant të LSI-së për të treguar se kishte mbështetje nga studentët! Të tillë mendonte ta bënte mjekesinë, diploma Kristali për të gjithë! Isha unë me miqtë e mi që e denoncuam në gazetën e fakultetit që drejtonim, ndërkohë të tjerët heshtnin! Unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për atë që një dekan bën. Nëse ke fakt kolege, silli se do jem unë i pari që do i denoncoj, sikurse dërgova letër kundër nismës së ish dekanit për ndarjen e Fakultetit të Mjekësisë nga Universitetit i Tiranës. Ja ku jemi sot, një universitet familjar- 104 profesor dhe profesor asociauar te mjekësia kanë lidhje nepotike- burrë, grua, vajzë, djalë! Unë nuk favorizoj askënd! Veçse unë flas me fakte, jo me fjalë për të përbaltur! Ky është standarti im! Ke fakte kundrejt meje, silli se do i publikoj vetë në faqen time!!".