Redian Rraja mohon të ketë lidhje me ‘Audi-n’ e sekuestruar nga SPAK të Kejvina Kthellës: E kam thjesht mike, asgjë tjetër! S'kam shpenzuar nga fitimet e mia

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, mohoi të ketë lidhje me automjetin "Audi" që SPAK i ka sekuestruar Kevina Kthellës. 

Ai u shpreh se me Kejvinën ka vetëm lidhje miqësie dhe asgjë më tepër. Gjithashtu ai ka mohuar të ketë lidhje me blerjen e mjetit luksoz tip ‘Audi’.

 "Kam pasur marrëdhënie miqësie ne Kthjellen, por asgjë tjetër. Ajo makinë ka qenë më emër mbiemër të saj. Unë nuk kam lidhje fare. Është objekt që është i saj. Nuk e di kur është blerë. Në mënyrë absolute nuk kam kontribuar në blerjen e këtij mjeti", tha Rraja.

Në lidhje me të ardhurat e tij, Rraja tha se kishte tre klinika stomatologjike dhe se siguronte deri ne 200 mln lekë të vjetër.

"Asnjëherë nuk kam shpenzuar më shumë se fitimet e mia", tha ai.

Që në tetorin e kaluar Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mes pasurive të sekuestruara është edhe një makinë e cila ishte në përdorim të modeles Kejvina Kthella. Ndër të tjera SPAK kërkon që shtetit t’i kalojnë 1 apartamenti, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë 'Rolex' dhe si dhe 2750 euro.

Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.  Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Redjan Rraja në GJKKO: Do blija një dyqan dhe 2 garazhe, nuk plotësova paratë dhe prisha kontratën! Kur u ktheva nga Kanadaja u arrestova

1685449641_redjanrraja.jpg

SPAK kërkon konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit "Audi", si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Në seancë Rraja tha se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada.  

"Kur u ktheva nga Kanadaja do t'ia ktheja paratë, por u arrestova. Për këtë shkak i kërkova bashkëshortes ta revokonte kontratën", tha Rraja. Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Çiços në vitin 2016 në zonën e ish-bllokut në Tiranë", tha Rraja.

Rraja theksoi se mund ta ketë pasur paciente, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë.  Si pacient Rraja tha se njihte edhe Elton Çiçon, duke kujtuar se kishte qenë në të njëjtën tavolinë me të momentin e vrasjes.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • denis: 30/05/2023 21:00

    Pune kriminelash dhe prostitutash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol