Referendumi në Maqedoni dhe Kosova, Kulla te ‘5 Pyetjet’: Dy vendet pranë zgjedhjeve të parakohshme

Analisti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla ishte ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ për referendumin në Maqedoni dhe zhvillimet në Kosovë pas debatit për rishikimin e kufijve. Referuar dështimit të referendumit në Maqedoni, ai tha se situata në Maqedoni nuk mund të vijojë me paterica, ndërsa shtoi se ka dy rrugë për zgjidhje ‘ose do të shkohet me një marrëveshje të madhe në parlament ose të shkosh edhe njëherë në zgjedhje dhe kjo do të thotë ‘vdekje e marrëveshjes’’.

Duhet të kishte bashkëpërfshirje dhe nuk mund të bëhej në 45 ditë, por të merrte disa muaj kohë, të përfshinte të gjithë shoqërinë në Maqedoni. Një pjesë e madhe e qytetarëve vendosën që ta bojkotojnë. Qytetet shqiptare morën pjesë në një nivel shumë të ulët. Referendumi është instrument politik dhe njerëzit mund të shprehin edhe zemërimin ndaj atyre që i qeverisin. Arsyeja kryesore lidhet me faktin se në 1 vit e gjysmë ka pasur 3 herë zgjedhje në Maqedoni. Kjo ishte një votë kundër dhe me rezultatin e djeshëm kjo shumicë nuk qëndron. Nuk mund të vijojë më një gjë me paterica, ose do të shkohet me një marrëveshje të madhe në parlament ose ajo që sugjeron Zaev, që të shkosh edhe njëherë në zgjedhje do të thotë ‘vdekje e marrëveshjes’. Reagimi i Zaev ishte emocional  pas humbjes.

Ilir Kulla

Përsa i përket debatit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Kulla tha se Prishtina ndodhet në krizë politike dhe zgjedhjet e parakohshme janë afër.

Nuk përjashtoj rënien e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni dhe Kosovë, kjo tregon se ka krizë. Kur nuk ka konsensus dhe kur kryeministri thotë dicka, kryetari i Kuvendit dicka dhe Presidenti dicka do të thotë se jemi në krizë. Zgjedhjet janë vetëm cështje kohe.

Ilir Kulla

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare